Gjykata e Apelit vendosi që përsëri ta dërgojë në paraburgim ish shefin e drejtorisë së pestë Goran Grujovski dhe ish të punësuarin në këtë drejtori, Nikolla Boshkovski. Paraburgim i shqiptoi edhe ish shefit të kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski. Tani për tani paraburgimit i shpëtuan Sasho Mijallkovi dhe Ejup Alimi, por Sasho Mijallkovit të paktën iu mor pasaporta, ndërsa Ejup Alimi kaloi pa asnjë masë të kujdesit edhe pse Prokuroria Speciale insiston që ai frikëson dëshmitarët që kanë folur për veprimet e tij.
Apeli shpjegoi se të akuzuarit kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi dhe teksa vijon procesi i ankimimit, nuk mund të dërgohen në paraburgim.
Nesër pritet të bëhen publike vendimet së bashku me bazat ligjore mbi të cilat janë shqiptuar masat e kujdesit.
Dje në seancën publike Prokuroria Speciale shpjegoi për secilin të akuzuar se përse duhet dërguar në paraburgim. Për Ejup Alimin, frikësoheshin se mund të ndikojë tek disa dëshmitarë që janë ankuar se frikësohen prej tij. Për Goran Grujovskin frikësoheshin se mund të ikë nga shteti dhe mund të ndikojë poashtu në dëshmitarët. Frikë nga ikja kishte edhe për Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Boshkovskin.
Në Gykatën e Apelit kanë arritur edhe tre raste ankesa të reja për rastet “Titanik”, “Toplik” dhe “Tnt” por ende nuk dihet nëse këto ankesa do të shqyrtohen në seanca të publike sikurse në rastet e kaluara.
Prokuroria Speciale deri është ankuar kundër mos shqiptimit të paraburgimit për Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovskën, Mile Janakievskin dhe Martin Protugjerin të cilëve Gjykata Penale vendosi tua marrë vetëm pasaportat, dhe të mos i dërgojë në burgun e Shutkës. Ankesë ka edhe për kryetarin e Gazi Babës Toni Trajkovsi të cilin poashtu Gjykata Penale e la të lirë, dhe vetëm ia mari pasaportën. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

