Kryetari i RDK-së Vesel Memedi ka ftuar partitë nënshkruese të deklaratës shqiptare në një takim të radhës në Kuvend. Kjo sipas tij është takimi i rregullt në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë nënshkruesit pasi janë zotuar për obligimet që burojnë prej deklaratës për takime të rregullta.
Në përputhje me Deklaratën e partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e radhës të kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të RM-së në Shkup”, ka shkruar Memedi në thirrjen e tij.
Por Lëvizja Besa e quajti Vesel Memedin njeri të Ali Ahmetit dhe ishte decide se nuk ulet në një tavolinë me siç tha- “Ata që i shesin interesat kombëtare”.
Ali Ahmeti njëjtë sikurse manipuloi me tryezën ku u nënshkrua deklarata e përbashkët, me të njëjtën qasje përpiqet që të imponohet sërish përmes thirrjeve nga “satelitët e tij”.
Në vend të kësaj ftese, Ali Ahmeti fillimisht duhet të përgjigjet se çfarë ndodhi me Deklaratën e partive shqiptare? Cilat pika të këtij dokumenti u përfshinë në programin qeverisës? Pra, Ali Ahmeti, para se të na ftojë përmes “papagajve të tij”, fillimisht duhet të jep sqarime se pse edhe në prag të 100 ditëve të formimit të kësaj qeverie nuk kemi ligj për gjuhën shqipe?”, ka thënë Emad Mehmeti nga BESA.
Lëvizja BESA e përsërit qëndrimin se është e hapur për komunikim me partitë shqiptare në Parlament por edhe zotimin për siç thanë, mbrojtjen e shqiptarëve nga vetë Ali Ahmeti.
Takimi i fundit i partive nënshkruese të deklaratës shqiptare u zhvillua më 28 qershor të këtij viti, me ftesë të liderit të BDI-së Ali Ahmeti. Por sikurse në takimet e mëhershme, vetëm Lëvizja Besa nuk morri pjesë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Vesel Memedi fton në takim liderët e partive… by tvshenjaofficial

