Author: almakos

Kroacia vazhdon të përballet me zjarre në tre ditët e fundit. Spliti është qyteti më i prekur nja zjarret ku qindra hektarë kanë bërë shkrumë e hi toka në fushat e Tugares, Srinjines, Stronozacit dhe Zronvicës, raporton Klan Kosova. Qindra zjarrëfikës po tentojnë të lokalizojnë zjarret por puna thuhet të jetë e vështirë pasi që në të njëjtën kohë po fryen era. Pamjet e xhiruara nga ajri tregojnë më së miri pasojat e zjarrit në Split.[embedded content]

Lexo më Shumë

Takimit të kryetarëve të partive shqiptare, të inicuar nga Vesel Memeti i RDK-së, iu përgjigjën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Unitetit, Gëzim Ostreni, por edhe LR-PDSH-ja e Ziadin Selës, e cila u përfaqësua nga deputeti Suria Rushiti, si dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit e përfaqësuar nga Luan Tresi. Në këtë takim nuk morën pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes BESA. Deputreti Fadil Zendeli deklaroi se iniciativa e sotme është në funskion të personit i cili e ka ftuar këtë takim, por edhe në funskion të BDI-së, pasi që siç deklaroi ai, Vesel Memeti punon në interes së partisë së Ali…

Lexo më Shumë

“75 masat për reformat ekonomike strukturore në Republikën e Maqedonisë”, është projekt i cili u prezentua  nga kryeminstri Zoran Zaev dhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, në prezencë të 200 kompanive. Kryeministri Zoran Zaev tha se dëshirojnë të rrisin bashkëpunim me komunitetin e biznesit. Mes tjerash, ai theksoi se rëndësi e veçantë duhet t’u kushtohet punëtorëve. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Qëllimi i jonë është që inspektorët të mos dalin në terren vetëm që të dënojnë, ata duhet të paralajmrojnë, të tregojnë dhe duhet padyshim t’i  sigurojnë të ardhurat e shtetit por para kësaj duhet të jenë në bashkëpunim me komunitetin…

Lexo më Shumë

Eksperti evropian Reinhard Pribe vazhdon me inspektimin e institucioneve të vendit. Bashkë me ekipin e tij ai sot morri pjesë në Komisionin parlamentare për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës si dhe Komisionin për monitorimin e masave të veçanta hetuese. I pyetur se si komenton tendencat e deritanishme të Qeverisë për zbatimin e reformave, Pribe tha shkurt se do të monitorojë dhe skanoj punën e të gjitha institucioneve dhe në fund do të dal më një raport përfundimtar. Pribe nesër do të merr pjesë në punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Jemi në proces të zhvillimit…

Lexo më Shumë

Për kërcënimet e bëra nga simpatizuesit e BDI-së ndaj Televizioni SHENJA, ka reaguar edhe teologu Sead Ajruli. Ai thotë se pas një periudhe të gjatë shqiptarët kanë një medium me të cilin mund të mburren, pasi ka përmbajtjen e pastër. Ajruli thekson se SHENJA është e të gjithë shqiptarëve, andaj kërcënuesit nuk mund të luftojnë kundër të gjithëve. Ja edhe postimi i tij i plotë: ‘Pas nje periudhe relativisht tè gjatè shqiptarèt kan nje medium qe lirisht mund te mburen me tè, sepse ulet njeriu me familje dhe mund ta shiqoje pa dert fare, nga permbajtja e pastert dhe e…

Lexo më Shumë

Organizata Qytetare “Civil” ka dënuar ashpër kërcënimet e aktivistëve të BDI-së ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, duke kujtuar se ky nuk është sulmi i parë, por se edhe në të kaluarën janë denoncuar dhe evidentuar tentime të ngjashme ndaj këtij medium. Xhabir Deralla, kryetar i Qendrës për Liri “Civil” ka dënuar ashpër çdo lloj dhune dhe i fton institucionet, partitë dhe të gjithë qytetarët dhe qytetarët, të respektojnë punën e ekipeve profesionale gazetare. XHABIR DERALLA, “CIVIL” “Çdo lloj pengimi i punës së mediumeve profesionale është një sulm i llojit të vet ndaj demokracisë dhe ndaj lirisë së shprehjes”

Lexo më Shumë

Një gropë e madhe është hapur në parkingun kryesor të Qendrës Rekreative “Kodra e Diellit”. Kjo gropë është shkaktuar nga kanalizimi i dëmtuar, uji i të cilit ka dalur prej gypave. Pronarët e bizneseve thonë se gropa në atë gjendje po qëndron për më shumë se një javë dhe për këtë i kanë lajmëruar të gjitha organet kompetente, ndërsa e vetmja gjë që është ndërmarrë është rëra me të cilën është mbuluar ajo. Aty nuk shihet asnjë sinjalizim për t’i paralajmëruar vozitësit për kujdes. Disa prej pronarëve të hoteleve përreth thonë se kjo gjendje i ka dëmtuar pasi menjëherë kanë…

Lexo më Shumë

Raporti i Avokatit të Popullit shpërfaq gjendjen tejet të rëndë të disa stacioneve policore në Maqedoni. Objektet e vjetëruara dhe pak para shembjes, pasqyrohen përmes fotografive në raportin e gjashtë të Avokatit të Popullit. Në të tregohet gjendja e 8 stacioneve policore të vizituara, në të cilat sipas avokatit Ixhet Memeti, vetëm një i plotësonte kushtet minimale për ndalim dhe marrje në pyetje, ku mes tjerash përmenden stacionet në Çair, Berovë dhe Kriva Pallankë. Në shtatë prej 8 stacioneve të vizituara, sipas Memetit biseda me personat e ndaluar zhvillohej në zyrat e tre inspektorëve, në të cilat nuk janë të…

Lexo më Shumë

Sulejman Osmani, i akuzuar për luftimet në Lagjen e Trimave, i cili po gjykohet ndaras nga grupi tjetër, pohon se ngjarja është një inskenim i shtetit. Ai nuk tregoi emra konkret të funksionarëve të përfshirë, por i quajti si “mësit” ose persona që shkojnë ta kërkojnë një nuse prej familjes. Osmani shpjegoi gjithë kronologjinë e planit dhe realizimit të luftimeve por tha se asgjë nuk kishte shkuar sipas planit pasi u kishin thënë diçka tjetër dhe u kishte dalë diçka tjetër. Ideja për të ardhur në Maqedoni sipas Osmanit, kishte fillet që në vitin 2014 dhe që atëherë ishin bërë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit po shqyrton mundësinë për ta dërguar në paraburgim kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski, i akuzuar për rrënimin e objektit “Kozmos” të afaristit Fijat Canovski.  Prokuroria Speciale ishte decide në seancën e hapur në këtë gjykatë, se Trajkovski doemos duhet të dërgohet prapa grilave pasi që ekziston rrezik real për të ikur nga shteti. Ata si argument e dhanë sjelljen e Trajkovskit i cili ka injoruar ftesat e PSP për marrje në pyetje dhe faktin që ai udhëton shpesh dhe se i kërcënohet një dënim i lartë, dhe kjo është mativ për të ikut. Por për më…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është distancuar ende nga personat që kërcënuan dje ekipin e televizionit Shenja duke u thirur pikërisht në emër të kësaj partie. Nga BDI as nuk e kanë dënuar ketë veprim e as nuk kanë mohuar se kërcënuesit janë aktivistë të tyre. Reagim nuk ka as nga Komuna e Çairit, gjeqësisht kreu i kësaj komune Izet Mexhiti. Mexhiti po ashtu nuk është distancuar as nga kërcënuesit të cilët thirreshin në emër të tij, Komunës që drejton dhe partisë së njëjtë dhe as nuk ka dënuar aktin në fjalë. Mexhiti nuk i është përgjigjur as pyetjes me…

Lexo më Shumë

Dita e dytë e debatit në Komisionin për Financa dhe Buxhet në të cilin nuk u paraqit për fjalë asnjë deputet shqiptarë, Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste kërkoi nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski të sqarojë se përse pse planifikojnë ta ndryshojnë politikën tatimore dhe a është e vërtetë se do të rritet tatimi i pronës.  Duhet të pyeteni a duhet t’i korrigjoni. Nuk do të mund të arrini kuantum aq të madh të masës që fitohet që tani arrihet me tatime të thjeshta. Tatim progresiv i të ardhurave ndërsa do të ketë rritje edhe të tatimit të pronës. Më…

Lexo më Shumë