Takimit të kryetarëve të partive shqiptare, të inicuar nga Vesel Memeti i RDK-së, iu përgjigjën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Unitetit, Gëzim Ostreni, por edhe LR-PDSH-ja e Ziadin Selës, e cila u përfaqësua nga deputeti Suria Rushiti, si dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit e përfaqësuar nga Luan Tresi. Në këtë takim nuk morën pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes BESA. Deputreti Fadil Zendeli deklaroi se iniciativa e sotme është në funskion të personit i cili e ka ftuar këtë takim, por edhe në funskion të BDI-së, pasi që siç deklaroi ai, Vesel Memeti punon në interes së partisë së Ali Ahmetit.
Për shkak se dihet se kërkuesi i takimit të sotëm është një nga personat të cilët e pengoj unifikimin e opozitës shqiptare para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, thash edhe i njëjti person i cili ishte penguesi kryesor, ishte në funksion të partisë në pushtet në atë kohë, tash është edhe pjesë e kësaj Qeverie me ato, edhe tash i njëjti e vazhdon misionin e vetë. Ne si subjekt politik nuk do të marrim pjesë në takime të kësaj natyre, por jemi të interesuar për takime të cilat do të jenë konstruktive, takime të ciklat do të kenë agjendë, paraprakisht të caktuar”, deklaroi Zendeli.
Pas takimit, kryetari i RDK-së Vesel Memedi tha se në këtë takim kanë diskutuar rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, deklaratën e partive shqiptare, por edhe për problemet që shteti i ka me Bullgarinë dhe Greqinë.
Sot kemi patur edhe informata shtesë dhe materiale shtesë, me qëllim të gjithë të japim kontribut si parti politike shqiptare që marrin pjesë në tryezë. Është rënë dakord që ligji për përdorimin e gjuhëve të shkojë paralelisht edhe si vendim i Qeverisë që do të jetë pjesë përbëresë e punimeve të Kuvendit dhe njëkohësisht do të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Ky amortizim është bërë në bashkëbisedime me të gjithë partitë që e përbëjnë shumicën parlamentare”, tha Memedi.
Takimin e radhës me kryetarët e partive shqiptare do ta caktojë Uniteti i Gëzim Ostrenit.
strong>
BESA: Memedi është përçarës i opozitës, argat i… by tvshenjaofficial

