“75 masat për reformat ekonomike strukturore në Republikën e Maqedonisë”, është projekt i cili u prezentua nga kryeminstri Zoran Zaev dhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, në prezencë të 200 kompanive. Kryeministri Zoran Zaev tha se dëshirojnë të rrisin bashkëpunim me komunitetin e biznesit. Mes tjerash, ai theksoi se rëndësi e veçantë duhet t’u kushtohet punëtorëve.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Qëllimi i jonë është që inspektorët të mos dalin në terren vetëm që të dënojnë, ata duhet të paralajmrojnë, të tregojnë dhe duhet padyshim t’i sigurojnë të ardhurat e shtetit por para kësaj duhet të jenë në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.Mënyra e krijimit të politikës dënuese është segment i rëndësishëm”
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska, sqaroi se qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me zbatimin e reformave strukturore ekonomike me të cilat do të mundësohet një Maqedoni e zhvilluar ekonomikisht. Sipas saj, projekti ka rëndësi të veçantë pasi parasheh reformimin e inspekcioneve të ndryshme dhe konsultimin me sektorin e biznesit.
DANELLA ARSOVKSA, KRYETARE E LIDHJES SË ODAVE EKONOMIKE
“Sot do të prezentohen 75 masa të cilat kanë për qëllim zbatimin e reformave strukturore ekonomike në përputhje me rregulloret Evropiane. 3 masat të cilat janë të përbashkëta për të gjitha sektoret janë: E Para, Reformimi i inspekcioneve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë . E dyta, Konsulltimi me palët e interesuara pra, me komunitetin e biznesit, për sjelljen e ndryshimeve dhe zbatim të legjistlacionit”
Përpos kësaj, Arsovska theksoi se me rëndësi të veçantë është edhe rregullimi i ekonomisë joformale, apo ekonomisë së zezë.
Medina Ajeti
Kërkohen reformimi i inspektoriateve by tvshenjaofficial

