Për kërcënimet e bëra nga simpatizuesit e BDI-së ndaj Televizioni SHENJA, ka reaguar edhe teologu Sead Ajruli. Ai thotë se pas një periudhe të gjatë shqiptarët kanë një medium me të cilin mund të mburren, pasi ka përmbajtjen e pastër. Ajruli thekson se SHENJA është e të gjithë shqiptarëve, andaj kërcënuesit nuk mund të luftojnë kundër të gjithëve.
Ja edhe postimi i tij i plotë:
‘Pas nje periudhe relativisht tè gjatè shqiptarèt kan nje medium qe lirisht mund te mburen me tè, sepse ulet njeriu me familje dhe mund ta shiqoje pa dert fare, nga permbajtja e pastert dhe e begatè qe e ka TV SHENJA.
A dikush mendon se me kercenim do ta ndal kètè vlerè,,,!!! Opa avash more djem se Shenja eshte e krejt shqiptarève, dhe nuk mund ti luftoni te gjith.’

