Author: almakos

Kryeministri Zoran Zaev po u thotë diplomatëve të huaj se do të punojë për të ndalur shpërnguljen e të rinjve nga vendi. Këtë e ka deklaruar sot gjatë takimit me ambasadorin e Kanadasë në Shkup, Filip Pinington, një vend destinacion për shumë të rinj nga Maqedonia. “Një prej prioriteteve të Qeverisë është sigurimi i perspektivës, vendet e punës dhe pagat dinjitoze për mbajtjen e të rinjve në vend dhe kthim të atyre që janë larguar. Për këtë qëllim u zotuam në planin ambicioz 3-6-9, në realizimin e të cilit e integrojmë gjithë shoqërinë”, ka thënë kryeministri. Ndërsa, ambasadori kanadez e…

Lexo më Shumë

Nga fundjavë pritet një tjetër valë tjetër e të nxehtit si ajo që lamë pas javën e kaluar, me rritje të vazhdueshme të temperaturave, të do të do të arrijnë deri në 40 gradë Celcius dhe do ta përfshijë të gjithë vendin. Nesër temperaturat do të lëvizin prej 28 deri në 36, të shtunën nga 32 deri në 38, të dielën nga 33 deri në 39, të hënën nga 34 deri në 40, të martën nga 34 deri në 39 dhe të të mërkurën do të kemi një ulje nga 27 deri në 35 gradë. UV indeksi sërish do të…

Lexo më Shumë

Nesër, disa lagje të Shkupit dhe rrethinës , në periudhë të caktuar të ditës, nuk do të kenë energji elektrike, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza. Shkak për ndërprerjen është intervenimi teknik. Pa energji elektrike do të jenë një pjesë e Bardovcës, Ormanit dhe Vollkovës (8:30 deri në 15:00), rruga “Bitollska” dhe rrugët përreth në “Novo Maallo (8:30 me 11:00), pjesë të fshatrave Glluvo dhe Çuçer Sandevë (09:00 me 14:00), pjesë të rrugëve “Presekë” dhe “Slivovska” në Karposh (09:00 me 15:00), “Todor Çangov” nr. 35 dhe disa objekte përreth në Aerodrom (08:30 deri 13:30), rruga “Gornovranovska” në Aerodrom (11:30…

Lexo më Shumë

Në udhëkryqin  “Ilinden” në rrugën rajonale Tetovë-Bërvenicë, dje rreth orës 18 e 20 minuta ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë: një biçikletë me një motor ndihmës “Honda” me targa zvicerane, pa leje dhe pa dokumentacion e ka drejtuar L.R. 34-vjeçar nga Reçica e Vogël, dhe makina “Honda”, po ashtu me targa të Zvicrës i drejtuar nga B.I 34-vjeçar nga Poroj. Shoferi i biçikletës me një motor ndihmes, me një tjetër automjet është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, u lirua nga spitali. Policia ka inspektuar vendin e ngjarejs për të ndriçuar shkakun e aksidentit dhe detaje…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ndërmerr gjithçka që është e nevojshme që ta hapë rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe me këtë ta sigurojë cilësinë e jetës së qytetarëve, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin e Kanadasë Filip Pinington. Në takim, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Zaev ka theksuar se ka shpërngulje të madhe nga Maqedonia, kryesisht të të rinjve. “Një prej prioriteteve të Qeverisë është sigurimi i perspektivës, vendet e punës dhe pagat dinjitoze për mbajtjen e të rinjve në vend dhe kthim të atyre që janë larguar. Për këtë qëllim u zotuam në planin ambicioz 3-6-9,…

Lexo më Shumë

Përfundoi korrja e elbit në rajonin e Kumanovës, ndërsa janë korrur edhe mbi 90 për qind nga sipërfaqet me grurë, por rendimentet e të dy kulturave janë më të ulëta në krahasim me vitet paraprake, më shumë për shkak të kushteve të pavolitshme të motit. Siç informon udhëheqësi i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Naser Dauti, te ndërmarrjet bujqësore rendimentet janë prej 2.000 deri 2.500 kilogramë për hektarë, ndërsa te bujqit individual 1.000 deri 1.500. “Në Kumanovë, Likovë dhe Nagoreçan të Vjetër janë mbjellë 12.820 hektarë grurë prej të cilëve pjesa më e madhe…

Lexo më Shumë

20 July Estonia është e gatshme që  t’i konsolidojë qëndrimet e vendeve anëtare të bashkimit Evropian nëse Komisioni Evropian jep rekomandim për fillim të bisedimeve me Maqedoninë ose me cilindo shtet tjetër gjatë kryesimit tonë me Unionin, porositi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Mati Maasikas pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani në Shkup. “Politika e zgjerimit të BE-së bazohet në konsensus të vendeve-anëtare, i cili i përcjell rekomandimet e Komisionit Evropian. Për këtë nuk jam në pozicion të spekuloj për propozimet e mundshme ose rekomandimet e Komisionit, por mund të them se nëse…

Lexo më Shumë

Prokuroria sot po jep fjalët përfundimtare për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Prokurorët thonë se nga hetimet e tyre kanë ardhur në konstatim se liderët e organizimit siç e quajtën terrorist janë Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Xhafer Zymberi (të ndjerë), Zijadin Krasniqi (në arrati) dhe Andi Krasniqi-Malisheva, tash i akuzuar. Prokuroria pohon se këta liderë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit që akuzohen për terrorizëm kanë pasur për qëllim ndjelljen e frikës konstante te popullta e Maqedonisë. Kjo sipas tyre, duke sulmuar kohë pas kohe ndonjë institucion publik, por edhe duke vrarë njerëz. Prokuroria e shpjegoi…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropian, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Estoneze, Mati Maasikas. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë konfirmoi determinizmin e Qeverisë lidhur me largimin e të gjitha pengesave që paraqesin pengesë për euro- integrimet tona në zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe mbylljen e çështjeve politike, mes të cilave është edhe marrëdhënia me fqinjët, por edhe miratimin e ligjit të shfrytëzimit të gjuhëve. “Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me optimizëm shikon në Kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian…

Lexo më Shumë

20 July Gjykata e Apelit sot duhet të shqyrtojë ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish ministres së Kulturës, Elizabata Kançeska Milevska dhe ish sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Gjykatësit e Apelit sot në seancë publike do të shqyrtojnë ankesat e PSP-së, për akuzat në rastin ‘Titanik” për mashtrime zgjedhore dhe “Tenderë” për prokurimet në Muzeun e VMRO-së, por edhe ankesat e të dyshuarve të cilat kërkojnë që t’u kthehen pasaportat. Aktakuza në rastin “Titanik” përfshin…

Lexo më Shumë

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Viz er” sot paralajmëroi se prej 29 tetorit të këtij viti udhëtarët më U të madh ose të vogël në kabinën e aeroplanit të kësaj kompanie ajrore. “Udhëtarët do të kenë të drejtë të marrin një pjesë nga bagazhi i dorës i cili i plotëson dimensionet prej 55x40x23cm. Kjo valixhe është e përfshirë në çmimin e biletës. Kjo paraqet rritje prej 50 për qind në krahasim me madhësinë paraprake të shtesës falas të bagazhit. klientët të cilët udhëtojnë në ose pas 29 tetorit të vitit 2017, të cilët veçmë kanë blerë bagazh dore drejtpërdrejtë…

Lexo më Shumë