Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA ka shtjelluar arsyet përse nuk kanë marrë pjesë në takimin e përfaqësuese të partive politike të organizuar nga Vesel Memedi i RDK-së. Deputeti i Lëvizjes BESA ka thënë se nuk mund të marrin pjesë në një takim të cilin e organizon personi që pengoi bashkimin e opozitës shqiptare në vitin 2016.
FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA
“Vesel Memedi me këtë takim ka për qëllim t’i hedhë pluhur në sy opinionit nga devalvimi i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare”
Zendeli tha se Vesel Memedi nuk është personi adekuat që duhet të caktojë këtë takim pasi ai nuk është nënshkrues i platformës, por është Aleanca për Shqiptarët. Nga Lëvizja BESA thonë se Vesel Memeti është në shërbim të BDI-së dhe Ali Ahmetit.

