Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të simpatizantëve dhe aktivistëve të BDI-së ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, si dhe kërkon kapjen dhe dënimin e kërcënuesve. “Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet e simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për integrim ndaj ekipit të Televizionit Shenja, të cilët dje penguan raportimin e tyre për problemet komunale në Komunën e Çairit. Ju bëjmë thirrje institucioneve përkatëse t‘i identifikojnë dhunuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë. Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias është e papranueshme dhe paraqet sulm mbi demokracinë. Shteti ka obligim të sigurojë sistem efikas për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës ndaj gazetarëve. Ky është parakusht themelor për përmirësimin e gjendjes së lirisë së fjalës”, thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të SHGM-së. Shoqata e Gazetarëve, gjithashtu, përshëndet edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili sot i dënoi kërcënimet ndaj TV Shenja-s dhe bëri thirrje për hetimin e rastit dhe dënimin e dhunuesve.
Data 17.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

