Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (SEMM) e dënon rastin e fundit, kur ekipi i Televizionit SHENJA u pengua për të raportuar për një problem infrastrukturor në Komunën e Çairit nga ana e përkrahësve të deklaruar të BDI-së. Këshilli bën thirrje për marrjen e masave të nevojshme për të sqaruar rastin dhe për të parandaluarzhvillime të tilla.
“Gazetarët duhet të jetë e lirë dhe të sigurt nga çdo kërcënim dhe presion. Shteti, në përputhje me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përgjegjës për të marrë të gjitha masat aktive për të krijuar dhe ruajtur një klimë të favorshme për lirinë e shprehjes. Ne rikujtojmë se detyrim i tillë lind nga rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Shtypit dhe Sigurinë e Gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të mediave”, thuhet në deklaratën e Këshillit për Etikë në Media.

