Vetëm shpallja e zgjedhjeve lokale mund ta ndalojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Penales dhe të disa gjykatave tjera. Kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, edhe pse konsideron se as zgjedhjet nuk duhet të jenë pengesë, thotë se ai do ta kishte respektuar mendimin e Komisionit Shtetëror të Anti-Korrupsionit, në qoftë se ata konsiderojnë se përzgjedhja duhet të ndaleohet në atë periudhë. Karaxhovski i cilësoi si politike kritikat nga ekspertët, se nxitohet me Shpalljen për përzgjedhjen e kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve, me qëllim që përsëri të emërojë njerëz të afërt dhe të ndikuar nga pushteti i kaluar
Ato komente janë tendencioze. Shumë herë në shumë sfera janë paralajmëruar reforma. Nuk mund të ndalet as puna e Këshillit Gjyqësor, as e gjykatave, as qytetarët nuk duhet të pushojnë së ushtruari drejtësinë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre- deklaroi Zoran Karaxhovski , kryetari i Këshillit Gjyqësor.
Anëtarë të Këshillit Gjyqësor të martën kanë pasur takim me ekspertin gjerman Rajnhard Pribe ku kanë biseduar për reformat në gjyqësor, të cilat janë pjesë e planit 3-6-9 të qeverisë. Aty, çështja kryesore është reforma në Këshillin Gjyqësor.
Ne diskutuam mundësinë e ankimimit të vendimeve tona për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave. Kjo është një e drejtë demokratike e cila ishte planifikuar me reformat. Pastaj, rreth mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe çështje të ngjashme. Edhe ne kemi vërejtje rreth disa dispozitave të Ligjit për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor- shtoi Zoran Karaxhovski.
Gjyqtarët Ivan Xholev dhe Vlladimir Pançevski, i cili katër vjet ka kryesuar me gjykatën penale, ishin në garën e mëparshme për postin e kryetarit. Xholev njoftoi se do të presë rezultatet e rivlerësimit të gjyqtarëve, që ndërkohë duhet ta bëjë Këshilli Gjyqësor dhe pastaj do të vendosë nëse do të rikandidohet. Pançevski, nuk u përgjigj në pyetjen e Alsat – M, nëse do të garojë sërish për postin e kryetarit. Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme e publikoi shpalljen e paralajmëruar për kryetarë të Gjykatës Penale, Gjykatës së Apelit në Shtip dhe për gjykatat themelore në Kumanovë, Tetovë, Dibër dhe Resnjë.
Alsat

