Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj ekipit të Televizionit SHENJA, ditë më parë në lagjen Dyqanxhik nga persona të cilët janë prezentuar si aktivistë të BDI-së. Në një reagim me shkrim, Aleanca për Shqiptarët inkurajon Televizionin Shenja që të vazhdojë punën e tyre, ndërsa shton se fjala e lirë nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë formë.
“Aleanca për Shqiptarët dënon çdo akt dhune dhe çdo sulm, qoftë edhe verbal ndaj çdo gazetari, e në këtë rast ndaj ekipit të Tv Shenja. Fjala e lirë është postulat i demokracisë së një vendi dhe ajo nuk guxon të cenohet në asnjë mënyrë. Ne do angazhohemi fuqimisht që liria e fjalës të mos vazhdoj të jetë e sulmuar, ndërkaq gazetarët të jenë të mbrojtur nga institucionet kompetente të shtetit. Inkurajojmë Televizionin SHENJA të vazhdojnë punën e tyre dhe të kërkojnë drejtësi nga organet komepente”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

