Për shkak të rrëshqitjes së tokës në lartësi prej një metri dhe gjatësi prej 100 metrash, është ndërprerë komunikacioni në daljen nga fshati Shipkovicë, në rrugën drejt fshatit Brodec. Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë është duke u rikahëzuar për shkak të sasisë së rritur të ujit në lumin e Porroit. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.
Author: almakos
Të gjitha partitë politike në vend, kanë dënuar ashpër incidentin e dy dite më parë ku persona të cilët u prezentuan si simpatizantë të BDI-së, kërcënuan ekipin e Televizionit SHENJA. Partitë kërkojnë nga institucionet kompetente që rasti të zbardhet menjëherë dhe kërcënuesit të dalin para drejtësisë. Në reagimin e Lëvizjes BESA për kërcënimin e ekipit të Televizioni SHENJA, thuhet se sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme. Lëvizja BESA dënon ashpër kërcënimet që përfaqësues të BDI-së ia kanë bërë gazetareve të Televizionit SHENJA. Kjo vetëm dëshmon atë që është dëshmuar në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë…
Reshjet e shiut që kapluan rajonin e Malësisë së Tetovës, sërish kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit të fshatit Poroj. Banorët e kësaj ane akoma nuk i kanë sanuar dëmet e vërshimeve të para dy muajve, ndërsa ata druajnë nga ripërsëritja e mundshme e vërshimeve. Ndërkohë, nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se për shkka të rrëshqitjes së tokës, është ndërprerë komunikacioni në dalje të fshatit Shipkovicë, në rrugën drejt fshatit Brodec. Gjithashu, komunikacioni në rrugën rajonaëe Tetovë-Jazhincë është duke u rikahësuar për shkak të sasisë së rritur të ujit në lumin e poroit.
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Taxhan Illdem, gjatë vizitës në Shkup theksoi se Maqedonia do ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO vetëm pasi të ketë zgjidhur çështjen e emrit. Në një intervistë për Alsat Illde deklaroi se shumë të rëndësishme janë edhe zbatimi i reformave të planit”3-6-9” si dhe zhvillimi i demokracisë dhe sigurisë. Intervista: Mbajtët takime me përfaqësues të Qeverisë. Çfarë dëgjuat prej tyre dhe çfarë u thatë? Mendoj se vizita ime dyditëshe në Shkup më mundësoi ta kuptoj më mirë qasjen me orientim reformues të Qeverisë. Mi sqaruan të gjitha hapat që i kanë ndërmarrë në…
Sot në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) u varrosën mbetjet mortore të 23 viktimave boshnjakë të tjerë të identifikuar të cilët gjatë luftës në BeH mes viteve 1992 dhe 1995 ishin vrarë nga serbët në qytetin Prijedor në veri të vendit dhe të cilët u gjetën vite më pas në varreza masive, raporton AA. Në namazin e xhenazes që u fal në Stadiumin ‘Poljana’ në afërsi të Prijedorit morën pjesë të afërmit e viktimave dhe shumë qytetarë. Aziz Hasanoviç, myftiu i Kroacisë, tha se pas Srebrenicës, Prijedori është vendi ku janë masakruar më së shumti njerëz, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar…
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov pas takimit me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, garantoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrat e dhëna në Samitin e NATO-s në Varshavë, duke zbatuar planin aksionar me qëllim të anëtarësimit. Me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s u morëm vesh të punojmë së bashku në rritjen e dukshmërisë së Maqedonisë në NATO dhe të NATO-s në Maqedoni. Biseduam edhe për rritjen e projekteve për bashkëpunim në sfera të ndryshme. Është e qartë se na pret shumë punë edhe në shtëpi, por edhe bashkë me NATO-n që ta kompensojmë kohën e humbur…
Maqedonia jo vetëm dje, por edhe sot ballafaqohet me kërcënimet ndaj gazetarëve. Këshilli për etik në Mediat në Maqedoni (KEMM), por edhe shumë pronarë të mediave dhe gazetarë dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave, shkruan Almakos. Gazetari dhe analisti politik Isen Saliu mendon se mediat më të kërcënuara në Maqedoni janë ata që kundërshtojnë pushtetin dhe përderisa pushteti nuk duron të vërtetën, u bën presion gazetarëve dhe vetë mediumit. “Gazeta ‘Lajm’ është ndër mediumet që më së tepërmi është përballur me presion nga pushteti, pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në qeverisje. Përveç presioneve, kërcënimeve fizike, opstruksioneve financiare,…
Pas kërkesave të VMRO-DPMNE-së që Qeveria e Zoran Zaevit të tregojë hapur për opinionin se çfarë do të nënshkruaj në dëm të maqedonasve në marrëveshjen me Bullgarinë, kanë reaguar menjëherë nga LSDM. Në kumtesë për mediat, nga partia e Zaevit thonë se “Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski dhe Nikolla Gruevski mundeshin fshehurazi dhe largë syve të opinionit të negociojë për çështjet e hapura dhe të kenë monopol në raportet që vendi ynë i vendos me fqinjët dhe bashkësinë ndërkombëtare’. Në kumtesën e socialdemokratëve thuhet se, Qeveria punon në mënyrë transparente dhe në mbrojtje të interesave shtetërore. ‘Interes edhe i…
Një shteg i tërë në Qendrën Rekreative “Kodra e Diellit” po gërryhet për ta përfunduar projektin “Sky lifti gjashtë ulëse”. Sipas iniciativës “Ta shpëtojmë ‘Kodrën e Diellit”, ky projekt ka filluar para një viti dhe pas presioneve të ndryshme tek autoritetet komunale dhe qeveritare, rifilluan punimet, por për këtë iniciativë është konestuese mënyra se si janë duke u zhvilluar punimet. Nga iniciativa “Ta shpëtojmë ‘Kodrën e Diellit” akuzojnë se me punimet në fakt po bëhet shkatërrimi i vendit turistik. Punëtorët që realizonin punimet, nuk deshën të prononcohen para kamerës, mirëpo nga iniciativa thonë se punëtorët kanë ardhur pa urdhër të…
Aktivisët e Lëvizjes BESA kanë organizuar një aksion në Tetovë, gjatë të cilit kanë vënë theksin në politikat e dështuara të kryetares se Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Aktivistët thanë se gabimet nuk mund t’i mbulojë asgjë. “Ne Forumi Rinor i Lëvizjes BESA jemi sot që së paku të përpiqemi ta mbulojmë këtë turp që na ka pllakosur shkaku se Tetova udhëhiqet nga një kryetare e paaftë. Ndodhemi sot në mesin e këtij grumbulli të mbeturinave që qëndron në hyrje të qytetit të Teovës për ta realizuar këtë aksion simbolik në shenjë revolte dhe proteste ndaj kësaj katastrofe ekologjike. Sikur…
Teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është finalizuar dhe pala bullgare nuk ka për qëllim të zhvillojë negociata të reja. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në intervistë për Televizionin bullgar. Sipas saj, Marrëveshja është një faqe e re e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve, por pas nënshkrimit mbetet të përfundohet edhe shumë punë. EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE PËR PUNË TË JASHTME E BULLGARISË “Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë. Në Shkup duhet…
Prokuroria dyshon se disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës kanë ardhur në Lagjen e Trimave për para, ndërsa një pjesë tjetër ka pasur ideale politike dhe kombëtare. Gjatë fjalimit përfundimtar, prokuroria tha se ata kanë prova të mjaftueshme se 29 të akuzuarit për terrorizëm i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen dhe po ashtu kanë materiale edhe për tetë të akuzuarit për logjistikë që i kanë dhënë grupit ndihmë teknike. NAUM PANOVSKI, PROKUROR “Padyshim që me këto prova vërtetohen kualifikimet juridike me të cilat ngarkohen të akuzuarit” Por, familjarët dhe avokatët refuzojnë se grupi ka ardhur për para.…

