Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov pas takimit me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, garantoi se Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrat e dhëna në Samitin e NATO-s në Varshavë, duke zbatuar planin aksionar me qëllim të anëtarësimit.
Me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s u morëm vesh të punojmë së bashku në rritjen e dukshmërisë së Maqedonisë në NATO dhe të NATO-s në Maqedoni. Biseduam edhe për rritjen e projekteve për bashkëpunim në sfera të ndryshme. Është e qartë se na pret shumë punë edhe në shtëpi, por edhe bashkë me NATO-n që ta kompensojmë kohën e humbur dhe ta kthejmë Maqedoninë në rrugën në integrimin e sigurt në aleancë – deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

