Pas kërkesave të VMRO-DPMNE-së që Qeveria e Zoran Zaevit të tregojë hapur për opinionin se çfarë do të nënshkruaj në dëm të maqedonasve në marrëveshjen me Bullgarinë, kanë reaguar menjëherë nga LSDM. Në kumtesë për mediat, nga partia e Zaevit thonë se “Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski dhe Nikolla Gruevski mundeshin fshehurazi dhe largë syve të opinionit të negociojë për çështjet e hapura dhe të kenë monopol në raportet që vendi ynë i vendos me fqinjët dhe bashkësinë ndërkombëtare’.
Në kumtesën e socialdemokratëve thuhet se, Qeveria punon në mënyrë transparente dhe në mbrojtje të interesave shtetërore. ‘Interes edhe i Qeverisë edhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të ketë bashkëpunim me fqinjët dhe t’u vendos fund sherreve dhe izolimeve. Në kundërshtim me këtë, Milloshovski sot tha shumë të pavërteta edhe pse si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, kishte qasje të plotë në draft versionin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Socialdemokratët gjitahsthu thonë se gjithçka që bën Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM në planin vendor dhe ndërkombëtar është në interes të perspektivave euro-atlantike dhe të fqinjësisë së mirë, por edhe në mbrojtje të plotë të interesave shtetërore dhe kombëtare. /SHENJA/

