Mijëra vetë u mblodhën dhe sot përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë Rama.
Një protestuese mori fjalën dhe i kërkoi kryeminsitrit Rama të japë dorëheqjen.
Sakaq, ajo shtoi se protestuesit nuk e kanë harruar as Berish, Belinda Ballukun dhe Erion Veliaj.
Protestuesja: Në Kushtetutë, në nenin 18 garantohet liria. Ne këtu s’kemi liri, prandaj jemu për të dhënë një mësim. Ata që s’kanë vend këtu duhet të largohem, kjo është dita e 17 dhe s’do të tërhiqemi.
Rama ka thënë se ka punë, por s’ka profesionistë. Punë ka por merret me mik.
Rama ik largohu! S’kemi të drejta, sa e sa njerëz vuajnë, kemi shumë të paarsimuar.
Nuk e kemi harruar Sali Berishën, as Belindën as lali Erin.
Unë prindërit i kam larg dhe ata vuajnë për mua.
Rama jep dorëheqjen sepse nuk të duam, e ardhmja jemi ne.
The post “Rama ik largohu”- Protestuesja: Nuk e kemi harruar as Berishën, as Belindën, as lali Erin! E ardhmja jemi ne appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

