Qeveria të përfshihet në zgjidhjen e çështjes kush është kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Nga sindikata e SPOGJ-it thonë se janë të zhgënjyer nga sjellja injoruese e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor dhe në Ligjin për rimbursim ndëshkues-korrektues të parave(apo Ligjin ndëshkues-korrektues për rimbursim të parave), që punëtorëve gjyqësor vitin e kaluar shkaku i grevës ua morën si kompensim për punën disa javore. Kjo sipas SPOGJ-it, është bërë në mënyrë të paligjshme. Këto janë një pjesë e kërkesave që i dërguan sot përfaqësuesit e SPOGJ-it deri te ministri Bilent Saliji.
Jam i zhgënjyer me qeverinë e re që nuk miraton një vendim, për shkak se Ministria e Punës e ka për obligim ta zgjidh këtë problem, ndërsa Zhivko Mitreski, për kryetar të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, është emëruar me dekret dhe nuk guxon Ministria e Punës të veprojë në mënyrë të papërgjegjshme dhe t’i mbyllë sytë- tha Pece Grujovski, kryetar i SPOGJ.

