Lëvizja BESA ka reaguar për kërcënimin e ekipit të Televizioni SHENJA. Partia vlerëson se sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme.
“Lëvizja BESA dënon ashpër kërcënimet që përfaqësues të BDI-së ia kanë bërë gazetareve të Televizionit SHENJA. Kjo vetëm dëshmon atë që është dëshmuar në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes e cila është shqetësuese në Maqedoni. Jo rastësisht Maqedonia ndodhet në mesin e shteteve ku gazetarët janë njerëzit ndër më të rrezikuar, ndërsa partitë në pushtet ndikojnë në pavarësinë editoriale duke i kërcënuar drejtpërdrejt”, vlerëson BESA.
Lëvizja BESA dënon ashpër këtë sjellje skandaloze të BDI-së ndaj medieve shqiptare, sidomos kur kemi parasysh se këto kërcënime vijnë nga një parti shqiptare në pushtet, e cila, le që nuk ndihmon aspak mediet në shqip, por tenton t’i pengojë ato. “BESA është e interesuar dhe do të vazhdojë të insistojë për media të lira dhe të pavarura”, thuhet në reagim.

