Zyrtari i lartë i NATO-s, Taxhan Illdem vlerëson se Maqedonisë i hapen rrugët për anëtarësim në NATO pas zgjidhjes së kontestit për emrin me Greqinë. Ndihmës- sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se NATO-ja vlerëson përpjekjet e Qeverisë së re në Shkup për arritjen e standardeve dhe e inkurajoi atë të mbetet e fokusuar në agjendën e reformave, me të cilën do të arrihet stabiliteti politik.
“Vizioni i vetëm që duhet ta ndiqni është se në demokraci, sundimin e ligjit, uniteti multietnik dhe fqinjësia e mirë, janë primare dhe jam shumë i lumtur nga fakti se ky vision është shpërndarë dhe promovuar nga të gjithë liderët që kam takuar gjatë vizitës sime këtu”.
Illdem tha se bashkëpunimi rajonal është thelbësor nëpërmjet zgjidhjes së problemeve me fqinjët, me luajtjen e rolit aktiv në iniciativa si Karta e Adriatikut tashmë po bëheni faktor prodhues i sigurisë dhe stabilitetit.

