Në Gjykatën e Apelit përfunduan seancat publike për masat për një pjesë të të akuzuarve në rastin “Titanik”, i cili ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje. Prokuroria Publike Speciale përsërit kërkesën për masa, ndërsa të akuzuarit i kërkojnë t’u kthehen pashaportat. Mes të akuzuarve, ishte edhe ish i punëpsuari në stacionin policor Qendër, Munir Pepiq, i cili sipas prokurorisë dërgonte njerëz nga Pusteci për të votuar në zgjedhje. Në gjykatë u paraqit edhe Kiro Todorovski, i punësuar në Agjencinë për Zbulim, ndërsa i akuzuar për bashkim kriminal. Gjatë ditës së nesërme, në Gjykatën e Apelit pritet që të paraqiten edhe të akuzuarit e parë të rastit “Titanik”, ish-kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer, por edhe Kirill Bozhinovski. Për këto, PSP ka kërkuar paraburgim, por Këshilli Penal ka caktuar masa më të lehta, duke ua marrë pasaportat.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës
- MPB: 15 shoferë të arrestuar për drejtim pa patentë brenda 24 orëve
- Mexhiti: VLEN-i u konfirmua si forca kryesore politike te shqiptarët, na mandatuan për t’i përfaqësuar me dinjitet
- Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!

