30 Tetor 2018 / 15:05 Fondacioni “Trajçe Mukaetov” edhe këtë vit ndau 40 bursa për studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Kreu i fondacionit, i cili është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i Alkaloidit sot, ndau 12 bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 28 bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Bursa është 6.500 denarë për 12 muaj. Përveç kësaj, Fondacioni ndan një shpërblim prej 1,200 eurove në kundërvlerë denari për më të mirët e gjeneratës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Farmacisë. Në 11 vitet e fundit kemi investuar 1.35 milion euro në bursa për mjekët dhe farmacistët…
Author: almakos
30 Tetor 2018 / 14:45 Me qëllim të përmirësimit të gjendjes së parkimeve, sidomos në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës, kanë filluar aktivitete të përforcuara për zbulimin dhe sanksionimin ligjorë të personave që nuk respektojnë parkingjet në trafik. Theks të veçantë të këtyre aktiviteteve të cilat i realizojnë më shumë ekipe mobile nga Stacioni për siguri në trafik dhe rrugë në Tetovë, është vënë në të ashtuquajturën parkim paralel, fenomen ky që në masë të madhe pengon realizimin e parkimit zonal dhe lëvizjen e sigurt dhe normale të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.Prestarët e policisë nga Sektori për punë…
30 Tetor 2018 / 14:31 Qytetarët nuk shohin ndryshime në Qytetin e Shkupit, për periudhën njëvjeçare që kur Petre Shilegov u ul në karrigen e kryetarit. Vërejtjet më të mëdha qytetarët i kanë tek trafiku dhe papastërtia nëpër rrugët e Shkupit. Dy pothuajse kanë kaluar dhe asgjë, për asgjë nuk janë vetëm për të folur, për asgjë tjetër nuk bëjnë. Një thonë, tjetër bëjnë diçka të tret mendojnë, kush tja u di fundin. Së pari qyteti është i papastër, qyteti krejtësisht është i fëlliqur. Kishte shumë iniciativa, për tramvaj, për bar e asgjë nga ato, ato i nevojiten njerëzve, nuk kanë nevojë për arnim, kanë nevojë për trafik të mirë, autobusë të mirë.…
Kryeministri Zoran Zaev pret që të respektohen të gjitha afatet për procesin për sjellje të amendamenteve kushtetuese, që janë obligim në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.
30 Tetor 2018 / 13:57 Presidenti Gjorgji Ivanov është nën llupën e Prokurorisë Themelore Publike për shkak të dy kallëzimeve penale anonime që janë ngritur në adresë të tij. Mos dekretimi i Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjes e Prespës, janë arsyeja që Prokuroria po e heton presidentit Ivanov. Të njëjtit kërkojnë të mësojnë arsyet se pse Ivanov ka refuzuar të nënshkruaj këto ligje të miratuara në Kuvend. Organi ndjekës ka kërkuar informacione dhe të dhëna nga kabineti i Ivanovit por edhe nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi. Pavarësisht se Ligji për gjuhët dhe Marrëveshja e Prespës e morën…
30 Tetor 2018 / 13:03 125 ushtarë të rijnë u promovuan sot në Armatën e Maqedonisë. Promovimi u bë në Kazermën Ilinden,ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqernis. Gjatë fjalimit të saj, Sheqerinska u uroi mirëseardhjen ushtarëve të rinj dhe u shpreh se pa profesionalizmin dhe përgjegjësin e tyre nuk mund të flasim për siguri dhe sovranitet. Ministrja Sheqerinska shtoi se viti 2018 është viti i ripërtëritjes së kuadrit të ushtrisë dhe se deri në fund të këtij viti do të shpallë tre shpallje me të cilën armata do të përforcohet me 375 ushtarë të rinj profesional.Ushtarët…
30 Tetor 2018 / 12:33 Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, deklaroi se Maqedonia si asnjëherë më parë ka nevoje për pajtim, por duke pasur parasysh gjithnjë funksionimin e shtetit ligjor. Këto komente Sheqerinska i bëri derisa komentoi propozim ligjin për amnisti të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. [embedded content] “E kemi thënë qëndrimin tonë dhe kjo është një frazë që zakonisht e përsërisim dhe besojmë sinqerisht në të. Maqedonisë i nevojitet pajtim por vendit i duhet edhe shtet juridik. E gjitha ajo që nuk do ta rrezikojë shtetin juridik për ne është hap i mirë për pajtim…
30 Tetor 2018 / 12:17 Prokuroria Publike Themelore do të hetojë Presidentin Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës. Prokuroria Themelore Publike njofton se në bazë të dy padive anonime në lidhje me mos-dekretimin e Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjen e Prespës, vepron në procedure parahetimore, në drejtim të hetimit të të dhënave të shkruara në padi. Më 17 janar të vitit 2018-të, Ivanov nuk e ka nënshkruar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanov tha se ligji është “jo-ligjor dhe represiv dhe e favorizon vetëm gjuhën shqipe”. Më 26 qershor të vitit 2018-të, Ivanov nuk e nënshkroi ligjin për ratifikimin e…
30 Tetor 2018 / 11:59 “Kemi një proces dinamik, proces inkluziv, dëshirojmë të flasim me të gjithë. Nuk duhet të lejojmë që përmes ambicieve tona, ta pengojmë procesin. Marrëveshja e Ohrit, është pjesë e kushtetutës të RM-së, duhet të dërgoj porosi se inkluziviteti i procesit është i rëndësishëm, por nuk duhet të lejojmë që më ambiciet tona ta minimizojmë procesin. Do të flasim për të gjitha detajet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. [embedded content] Ndryshe mbrëmë zv/ kryeministri Bujar Omsnai kërkoi që Marrëveshja e Ohrit të saktësohet në Preambulën e Kushtetutës. Marrëveshja e Ohrit është zgjidhje për Maqedoninë multietnike dhe duhet…
30 Tetor 2018 / 10:59 Kryeministri Zoran Zaev thumbon opozitën shqiptare mbi paralajmërimet e tyre për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese. Zaev e vlerësoi opozitën shqiptare si në nevojë për atraktivet duke shtuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të zgjerohet edhe më shumë Kutia e Pandorës. Ndaj deklaratës së Bujar Osmanit se Marrëveshja e Ohrit duhet përfshirësh në preambulë, Zaev shtoi se kjo gjë është bërë në vitin 2001. Ai shtoi se nuk pret që procesi të bllokohet në Kuvend, e posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja.
30 Tetor 2018 / 10:29 Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “T.N.T”, ku të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime. Sipas Prokurorisë, me rrënimin e objektit është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë. Gjykata e…
30 Tetor 2018 / 9:54 Draft-amendamentet për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me marrëveshjen e Prespës, që në vete përmban edhe kërkesat e tetë deputetëve të opozitës, të cilët dhanë mbështetje fillimit të procesit për ndryshime kushtetuese, sipas paralajmërimeve në Kuvend duhet të mbërrijnë deri në fund të javës në Kuvend.

