Author: almakos

29 Tetor 2018 / 13:01 Grupi i ri i pavarur parlamentar, i formuar nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së  të cili votuan “për” fillimin e nismës për ndryshimet kushtetuese, do të takohet sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe atë të Drejtësisë, Renata Deskoska, për të diskutuar draft-amendamentet e Kushtetutës që Qeveria duhet t’i paraqesë në Kuvend. Flitet se do të diskutohet edhe për Komisionin për pajtim. Takimi  i  Zaevit me 8 deputetet e përjashtuar të VMRO-së pritet të filloj në ora 13:30. Më pas, gjate ditës se nesërme amendamentet duhet te kalojnë ne Qeveri…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 10:49 Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në mëngjes, rreth orës 6:30 u përfshi nga flakët. Autobusi ishte duke lëvizur nga Probishtipi drejtë kazermës së Ilindenit në Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërkaq është shkaktuar vetëm dëm material. Rastin e konfirmuan nga SPB Shtip, ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes paralajmëruan se së shpejti do të dalin me kumtesë për rastin.Autobusi ishte përplot me ushtarë kur shpërtheu zjarri. (Foto-MIA)

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 9:20 Drejtori i Agjencisë së sapoformuar operativo-teknike, Zoran Angellovski sot do të ketë takim me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetimore ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së policisë financiare, Drejtorisë së doganave dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Takimi ndodhë para fillimit të paralajmëruar me punë të ATO-s, më 1 nëntor, siç është paraparë me Ligjin për formimin e kësaj agjencie, e cila duhet të jetë ndërmjetësuese në procesin e përgjimit. ATO është trup intermediar, agjencia është ndërmjetëse në procesin e hasjes së komunikimeve…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 9:11 Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë prej 14 deri 23 gradë. Nën ndikimin e rrymimit jugor të ajrit pason periudha e motit të ngrohtë me erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, posaçërisht nga mesi i javës. Shpejtësia e erës nga drejtimi jugor do të përforcohet…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 17:03 Shumica parlamentare dhe opozita duhet të hartojnë bashkërisht amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët juridik potencojnë nevojën e bashkëpunimit si mundësi për përshpejtimin e proceseve sa juridike aq edhe integruese. Eksperti kushtetues, Temellko Ristevski vlerëson se pa bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës, ndryshimet nuk do të reflektojnë frymë konsensusi kombëtar. [embedded content]  Qeveria duhet në çdo segment të bashkëpunojë me opozitën dhe kjo e fundit duhet të jetë konstruktive. Me opozitë konstruktive nënkuptoj subjekt i cili punon në zbatimin e rendit kushtetues sipas Kushtetutës. Qeveria duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë ndërsa opozita të ofrojë…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 16:46 Familja Eshtrefi kërkon rigjykim për Naser Eshtrefin, i dënuar për vrasjen e Angell Petkovskit në vitin 2014 në lagjen Gjorçe. Gjyshi i Naserit, Ilmiu pretendon se nipi vrau në vetëmbrojtje, por u dënua padrejtësisht me 14 vjet burg. Ai iu apelon Institucioneve kompetente të zbardhin të vërtetën e plotë, pasi dyshon se veprimet e prokurorit dhe gjykatësit të lëndës i drejtoi “Politika” dhe jo faktet. [embedded content] Unë e kuptova se prokurori ishte i korruptuar. Unë jam i sigurt 99% se komuna e Gjorçe Petrovit i dha banesë të re. Sepse unë kur isha në…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 16:25 Vetëm 15% kompensime nga dëmet e pësuara nga tërmeti i vitit të kaluar do të marrin qytetarët e Ohrit. Siç deklaruan për Alsat nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, pagesa do të fillojë të hënën. Tërmeti më i fuqishëm që e goditi Ohrin ishte më 3 korrik vitin e kaluar, me fuqi prej 5,1 shkallë sipas Rihterit. Ndryshe, për kompensim janë dërguar 862 kërkesa nga 60 persona juridik dhe 806 persona fizik. [embedded content] Shuma e përgjithshme e dëmeve ishte 43 milionë denarë. Elaboratin e dërguam në Qeveri dhe më 2 tetor, Qeveria mori…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 16:12 Drejtoria për Trashëgimi Kulturore nuk di të jap një përgjigje të saktë lidhur me fatin e strukturës që po vesh ndërtesën e Arkivit të Tetovës. Sektori Civil kundërshton strukturën metalike, dhe kërcënon me protesta, por për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore, është e paqartë nëse ruajtja e fasadës së vjetër të Arkivit, përbën apo jo vlerë trashëgimore për të. Sipas drejtoreshës së Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, vlerë përbën materiali arkivor, dhe jo ndërtesa. Kontroll nuk është bërë nga Trashëgimia Kulturore sepse objekti, edhe pse është ndërtuar në vitin 1903, nuk është trashëgimi kulturore. Trashëgimi kulturore është…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 15:37 Një javë pas përjashtimit nga partia, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov përmes një letre të hapur i drejtohet kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke e cilësuar atë si patriot të rrejshëm, për çka do të dëshmoj koha.  Në letër Mijallkov shkruan se i dëshpëruar dhe i habitur e ka pranuar lajmin për largimin e tij nga partia. Mijallkov i hedh poshtë të gjitha akuzat, siç shprehet, nga personat që deri dje janë mbështetur në autoritetin dhe punën e tij…./Alsat-m.tv

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 15:27 Qeveria vazhdon të mbaj qëndrimin që financiarisht t’u ndihmojë komunave, pasi të njëjtat nuk munden vet t’i kthejnë borxhet e tyre. Ministri i financave, Dragan Tevdovski hedh poshtë propozimin e ekspertëve, që vetëqeverisjet lokale të riprogramohen me hua afatshkurtra nga buxheti, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë borxhe të majme. Kemi mekanizëm të fortë dhe të fuqishëm, përmes rregullit fiskal me të cilin do të vendosim limit se si do të bëhen buxhetet në të ardhmen që kjo të mos ndodhë më asnjëherë në të ardhmen”- u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave. Në…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 15:07 Nëse Maqedonia punon në zbatimin e reformave, për pesë vite do t’i plotësonte kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane në një intervistë për Radio Evropën e Lirë. Kacarska sqaron se procesi i Unionit ende është një kahësh, me skrining shpjegues, kështu që sipas saj, është shumë herët të vlerësohen kapacitetet e Maqedonisë. Madje në vitin 2023 mund t’i plotësojë kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që do të thotë se në rastin tonë, viti 2025 do të ishte një datë reale, por siç e dimë, kjo datë…

Lexo më Shumë

28 Tetor 2018 / 14:57 Biznesmenët janë ende duke i pritur paratë e premtuara vitin e kaluar nga qeveria, gjatë prezantimit të paketës për ndihmë ndaj kompanive vendase. Ligji u miratua në maj të këtij viti, dhe duhej ti barazojë kompanitë vendase dhe të huaja, por paratë nuk u transferuan në llogaritë e kompanive të Maqedonisë, që kanë shënuar rritje në tre vitet e fundit dhe që nuk kanë larguar punëtorë nga puna. Ende bëhen analiza në Ligjin dhe kontrollohen aplikacionet e dorëzuara thotë për Alsat, Ministri i Investimeve të Huaja, Adnan Qahil. Sipas tij, 106 kompani i kanë plotësuar…

Lexo më Shumë