Author: almakos

30 Tetor 2018 / 8:38 VMRO-DPMNE partia opozitare maqedonase në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për amnisti për të gjithë personat, që janë përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.Sipas propozim-ligjit të VMRO-DPMNE-së parashikohet që të gjithë të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit e rastit të 27 prillit të amnistohen. “Propozim-ligji është dorëzuar me procedurë të shkurtuar, presim që deputetët e pozitës të jenë konstruktiv në debate dhe të tregojnë se premtimet e tyre nuk janë gënjeshtër kur premtojnë drejtësi dhe pajtim kombëtar. I bëjmë apel edhe kryeministrit Zaev të jetë…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 18:44 Nëpërmjet qendrës së përbashkët dhe ekipit të intervenimit të shpejtë, shteti do të tentojë të parandalojë radikalizmin dhe terrorizmin. Krerët e Komunave të Çairit, Gostivarit dhe Kërçovës firmosën marrëveshjen me Komitetin Nacional për parandalimin e terrorizmit. Mbështetje për projektin premtuan edhe Institucionet tjera shtetërore. [embedded content]

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 18:18 VMRO-DPMNE-ja propozoi ligj për amnisti për zhvillimet e përgjakshme ne Kuvend. Opozita kërkon që me këtë ligj të lirohen të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit për 27 prillin e vitit të kaluar. Nga partia e Hristijan Mickoskit i bëjnë thirrje Qeverisë që me pranimin e këtij ligji të fillojë pajtimi kombëtarë, ndërsa ka subjektet tjera parlamentare kërkuan mbështetje në fazën e amendamenteve. Propozim-ligji i VMRO-DPMNE-së siguron drejtësi për të gjithë dhe pajtim kombëtar, në vend të ndarjeve në shoqëri që po i zbaton LSDM-ja. Qëllimi është pajtimi kombëtar the kthimi i proceseve të vendit…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 17:59 Draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen edhe këtë javë. Takimi i kryeministrit Zoran Zaev me 8 deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka hapur nevojën për plotësimin e propozimeve. Në amendamentet që do të propozohen do të theksohet se ndryshimet do të zbatohen pas ratifikimit të marrëveshjes në parlamentin grek. Mund të konstatoj se debat morëm këshilla konkrete për ne si përgatitës të draft-amendamenteve si në pjesën e përforcimit të identitetit maqedonas, pjesën e garancisë se procesi deri në fund do të ecë dhe nuk do të bllokohet nga Greqia dhe se…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 16:24 Me një debat të nxehtë dhe akuza për një dështim të politikës ekonomike të qeverisë së re, filloi debati në komision për rishikimin e buxhetit. Deputetët e opozitës akuzuan për keqmanaxhim me politikën ekonomike. Rezultati i kësaj është realizimi i dobët i investimeve kapitale, rritja e ulët ekonomike, grumbullim i borxhit publik dhe mos transparenca në miratim të vendimeve. Opozita e akuzoi Ministrin e Financave Dragan Tevdovski se pas një viti e gjysmë në pushtet, asnjë projekt i paralajmëruar nga Qeveria nuk është realizuar. Ata vlerësojnë se me një ritëm të tillë deri në fund…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 16:17 Agjencia Teknike Operative nuk do të zhvillojë përgjime të jashtëligjshme – u zotua drejtori i këtij institucioni Zoran Angellovski. Ai shtoi se ATO-ja do të jetë transparente ndaj Komisioneve që do ta ndjekin punën e saj kurse komunikimi i saj me publikun do të jetë përmes këtyre komisioneve. Angellovski këto deklarata i bëri në takimin e parë të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së agjencisë, që u realizua në Kuvend. [embedded content] Bëhet fjalë për takim të parë protokolar sepse dua t’I njoftoj për të gjithë aktivitetet e deritanishme për ATO-në. Kjo është mënyra në…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 15:49 Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka dorëzuar deri te kryetari i Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e dërguar nga gjykata për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Komisioni duhet të vendos se a do të jetë i padenjë deputeti Gruevski për të kryer funksionin e deputetit pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e mercedesit luksoz. Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 15:42 Paralelet me mbi 35 nxënës në klasë duket se janë bërë të zakonshme në shumë shkolla të vendit. Mbipopullimi i klasave detyron nxënësit të “luftojnë” për një vend në bankë. Një gjë e tillë vështirëson edhe procesin edukativo arsimor. Drejtoria e shkollës fillore “Imri Elezi” me fillimin e vitit të ri shkollor ka parashtruar kërkesë për hapjen e paraleles së katërt për klasat e para, por deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje. [embedded content] Ne kemi tre klasa, faktikisht tre paralele me 100 nxënës me atë që me numrin që ishte paraprakisht  lajmëruar…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 15:23 Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, janë realizuar rreth 700 kontroll aksione të përforcuara në trafikun rrugorë. Në të, gjithsej janë zbuluar 20.518 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në trafik, edhe atë në Tetovë 12.335 dhe në Gostivar 8.183. Kundërvajtjet e zbuluara janë sanksionuar me 8.478 fletëpagesa për kundërvajtje, Tetovë 4.887 dhe Gostivar 3.591 dhe 12.040 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje Tetovë 7.448 dhe në Gostivar 4.592 të atilla, deri sa 3.033 kundërvajtësve u janë regjistruar pika negative edhe atë në Tetovë 1.926…

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 14:53 Qyteti i Shkupit bën Thirrje Publike për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerjen e trotinetëve elektrike për vitin 2018. Qytetarëve të cilët do të blejnë trotinet elektrik nga data 10 dhjetor 2018, Qyteti i Shkupit do t’i kompensojë një pjesë të çmimit. Qyteti i Shkupit do të subvencionojë gjysmën e vlerës së tortinetit elektrik, gjegjësisht vetëm 50% të vlerës, por jo më shumë se 10.000  denarë Qytetarët do të suvencionohen në bazë të principit “i pari që vjen , i pari shërbehet”.

Lexo më Shumë

29 Tetor 2018 / 14:36 Me uljen e temperaturave dhe me afrimin e sezonit të dimrit është rritur edhe kërkesa për sigurimin e druve për dimër. Banorët të cilët nuk kanë arritur në kohë të furnizohen, tani kanë vërshuar depot e druve. Çmimi për një metër kub dru, në fillim të sezonit kapte shifrën rreth 3 mijë denarë, ndërsa tani kjo shifër është shtuar në rreth 4 mijë. Banorët të cilët janë përcaktuar që si lëndë për ngrohje të përdorin drurin thonë se çmimet janë paksa të larta por se alternativat tjera si energjia elektrike apo lëndët e tjera djegëse…

Lexo më Shumë