29 Tetor 2018 / 16:24
Me një debat të nxehtë dhe akuza për një dështim të politikës ekonomike të qeverisë së re, filloi debati në komision për rishikimin e buxhetit. Deputetët e opozitës akuzuan për keqmanaxhim me politikën ekonomike. Rezultati i kësaj është realizimi i dobët i investimeve kapitale, rritja e ulët ekonomike, grumbullim i borxhit publik dhe mos transparenca në miratim të vendimeve. Opozita e akuzoi Ministrin e Financave Dragan Tevdovski se pas një viti e gjysmë në pushtet, asnjë projekt i paralajmëruar nga Qeveria nuk është realizuar. Ata vlerësojnë se me një ritëm të tillë deri në fund të vitit nuk do të realizohet as rritja e ulët prej 2.8 për qind.
Realizimi katastrofal i investimeve kapitale është një dëshmi se ju jeni një qeveri për një çështje dhe se nuk keni kapacitet për të drejtuar institucionet- deklaroi Dragan Cuklev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Dështimet e tilla, siç janë në përqindje, të investimeve kapitale, ndërtimtari dhe rritja ekonomike të paktën cili do qoftë ministër, do të japë dorëheqje, sepse ju si ministër jo që e keni përmirësuar, por e keni përkeqësuar ekonominë e Republikës së Maqedonisë- thaLiljana Kuzmanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe, sipas rishikimit të planifikuar, qeveria do të shkurtojë para të parashikuara fillimisht për investime në arsim, për ndërtime të reja dhe renovime të konvikteve studentore, për ndërtimin e shkollave dhe palestrave. Janë shkurtuar edhe para nga pjesa e pagës minimale. Ministri i financave Tevdovski arsyetohej se gjendja e përkeqësuar e ekonomisë ishte rezultat i projekteve të këqija të qeverisë së mëparshme dhe mohoi se ishte rritur borxhi publik .
Realizimi, apo likuiditeti i buxhetit është i shkëlqyeshëm. Maqedonia në qeverinë e mëparshme, shumë shpesh, ndër vite, miratonte rishikime gjatë verës, sepse pjesa e të ardhurave ishte shumë e dobët dhe nuk mund të siguronte realizim- deklaroi Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.
Me rishikimin e planifikuar, shkurtim të madh të parave ka në investimet kapitale. Më shumë para do t’i jepen Fondit për Sigurim pensional dhe shëndetësor, si dhe për shlyerjen e borxheve të komunave. Për rishikim, janë dorëzuar 187 amendamente, shumica nga VMRO-DPMNE. Debati i komisionit zgjat dhjetë ditë. Rishikimi pritet të miratohet më 15 nëntor që më pas në procedurë parlamentare të hyjë buxheti për vitin 2019.
Aleksandra Spasevska


