29 Tetor 2018 / 18:44
Nëpërmjet qendrës së përbashkët dhe ekipit të intervenimit të shpejtë, shteti do të tentojë të parandalojë radikalizmin dhe terrorizmin. Krerët e Komunave të Çairit, Gostivarit dhe Kërçovës firmosën marrëveshjen me Komitetin Nacional për parandalimin e terrorizmit. Mbështetje për projektin premtuan edhe Institucionet tjera shtetërore.


