28 Tetor 2018 / 14:46 Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes dy partive më të mëdha politike në vend rreth Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese. Vetëm një ditë para dorëzimit të amendamenteve në Kuvend, VMRO-ja opozitare ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Marrëveshja e Prespës nuk ka legjitimitet, dhe në këtë drejtim edhe amendamentet që burojnë nga kjo marrëveshje nuk kanë kurrfarë rëndësie. Republika e Maqedonisë fitoi në referendum. Republika e Maqedonisë kundërshtoi kapitullimin. Marrëveshja e Prespës nuk ka legjitimitet. Ndryshimet kushtetuese që rrjedhin prej saj nuk kanë rëndësi “- u shpreh Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së. Ndërkohë nga…
Author: almakos
28 Tetor 2018 / 12:49 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Shkup, ku pesë punëtorë të Kompanisë Publike “Jasen” kanë pasur probleme me frenat e furgonit, pasi që frenat kanë pushuar së punuari vetura është përplasur. Një nga pjesëtarët e grupit ka vdekur kurse shoferi i furgonit është i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë marrë plagë të lehta. Pas inspektimit , prokurori ka urdhëruar autopsinë e trupit të vdekur, si dhe ekspertizë të veturës. Ndërsa gjithashtu do të kontrollohet edhe historia e mirëmbajtjes së automjetit.
28 Tetor 2018 / 12:09 Nga MPB njoftojnë se SPB Manastir në koordinim me Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë dixhitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Publike përkatëse do të ngrisin akt padi për personin .A.S. (30) nga Manastiri, për shkak se siç thuhet në kumtesë, personi në fjalë ka shpërndarë në rrjetet sociale material i cili rrezikon sigurinë e deputetëve të Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, dhe ka përmbajtje raciste dhe ksenofobike. Personi në fjalë akuzohet në bazë të nenit 144 për “Kërcënim të sigurisë” dhe nenit 394-g “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike nëpërmjet…
28 Tetor 2018 / 11:29 Disa pjesë të komunave Karposh, Studeniçan, Gazi Babë, Ilinden, Saraj dhe Kisella Vodë nesër në periudha të caktuara të ditës nuk do të kenë energji elektrike për shkak intervenimeve teknike në rrjetin distribues elektrik. Energji elektrike nesër nuk do të ketë prej orës 09:00 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e bulevardit “Mitropolit Teodosi Gologanov” nr 90, 92, 94 dhe 96, si dhe një pjesë e rrugëve “Oslo”, “Vojvoda Vasil Çakalarov” të Karposhit prej orës 09:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Raçe, Zona industriale Ilinden, fshatrat Stajkovcë dhe Marino, lagjja Belvi…
28 Tetor 2018 / 10:09 Sektori për Punë të Brendshme Shkup pranë Prokurorisë Publike Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë penale kundër .SH.I. (27) nga fshati Gërçec, për shkak të dyshimeve se ka kryer tri vepra penale si “grabitje” prej të cilave ka marrë përfitime të paligjshëm në pronësi me vlerë rreth 408,000 denarë. Personat veprat penali i kanë kryer në muajin gusht në rrethinën e Gjorçe Petrovit, në Karposh dhe Gazi Babë, të gjitha grabitjet janë bërë në objektet e kazinove “Senator” dhe në mënyrë të ngjajshme. Grabitjet i kanë bërë me motoçikletë “Kimko” (pa tabela të regjistrimit),…
28 Tetor 2018 / 8:29 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë. Gjatë ditës në pjesët perëndimore dhe juglindore të vendit vranësirat do të rriten. Kurse do të fryejë erë mesatare jugore posaçërisht e theksuar në pjesët jugperëndimore, përgjatë lumit Vardar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri shtatë gradë gradë Celsius, ndërsa atemperatura e ditës prej do të lëvizë prej 18 deri 25 gradë Celsius. Ndërsa në kryeqytet do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri në katër gradë Celsius,…
Dita e sotme ka nisur me llogaritjen dimërore të kohës, ku akrepat e orës janë kthyer një orë pas. Ende nuk dihet saktë nëse kjo do jetë hera e fundit e ndërrimit të orës, pasi autoritetet evropiane po e kërkojnë diçka të tillë. Vendimi përfundimtar pritet të merret vitin e ardhshëm, para afrimit të fundit të marsit kur akrepat shkojnë një orë para. Edhe pse është e dielë e ditë pushimi, duhet të keni kujdes të në agjendën ditore që të mos ngatërroheni dhe të jeni të saktë.
27 Tetor 2018 / 16:54 Thuajse një vit nga qeverisja e Ramiz Merkos me qytetin e Strugës, qytetarët janë të ndarë në mendime rreth premtimeve të tij, nëse i ka realizuar apo jo. Ata thonë se qyteti ende ballafaqohet me probleme të mëdha në infrastrukturë, kaos në urbanizëm dhe komunikacion, parkingje të parregulluara dhe mungesë parkimi dhe probleme tjera. “Duhet patjetër të rregullohen problemet në komunikacion, parkingje dhe pastërtia. Kjo duhet të jetë parësore”- thozë një qytetarë, mërgimtarë nga Kanadaja. “Ka mundur të bëhet shumë më tepër, por diçka është bërë. Rrugët do duhet të rregullohen më mirë. Të asfaltohet…
27 Tetor 2018 / 16:41 Të rralla janë shkollat fillore ose të mesme në vend që ofrojnë kushte të përshtatshme për pranimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, posaçërisht të atyre që lëvizin me ndihmën e karrocës. Për shkak të kushteve të këtilla shumë fëmijë me aftësi të kufizuara janë të detyruar të lënë në gjysmë procesin edukativo arsimor. Përveç korsisë së improvizuar në hyrje të shkollës, këto të fundit nuk posedojnë asnjë alternativë tjetër ndihmëse që do të kishte mundësuar lëvizjen e tyre të lirë. Drejtoresha e shkollës “Imri Elezi” tha se për nxënësit e saj në këtë gjendje…
27 Tetor 2018 / 16:24 Shkon në 200 numri i administratorëve që e kanë mohuar vendin e punës të ofruar për sistematizimin e tyre. Nga ana tjetër rreth 700 perona në grupin e parë që e pranuan ofertën, ende nuk kanë nisur me punë. Heshtje në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. I pari i këtij dikasteri Hazbi Lika nuk pranon që të flasë para kamerës për këtë çështje. Nga ana tjetër ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike Damjan Mançevski, i cili së bashku me Likën premtuan se më së voni në muajin qershor grupi i parë prej 958…
27 Tetor 2018 / 16:10 Ish ministri i Jashtëm, Denko Malevski vlerëson se Marrëveshja e Prespës është tronditje për nacionalizmin maqedonas dhe atë grek. Ajo mund të ketë sukses dhe ta bëjë vendin pjesë të NATO-s, pasi që është pjesë e projektit të Perëndimit, kryesisht SHBA-ve që të mos e lejojë Rusinë në rajon. Në intervistë për Alsat, Maleski ndër tjerash thotë se amnistia e personave të përfshirë në 27 prill vetëm që kjo marrëveshje të zbatohet gjithsesi është në kundërshtim me parimet demokratike dhe Shtetin e së drejtës. [embedded content] Z.Maleski si e komentoni ju situatën aktuale, të cilën…
27 Tetor 2018 / 15:40 Shansi i tretë për Teatrin Shqiptar në Shkup. Pas afatit të shkelur për përfundimin e punëve ndërtimore të institucionit kombëtar më 31 maj të këtij viti, u përcaktua një afat i ri – 31 tetor. Por edhe deri në fund të muajit, ndërtesa nuk do të jetë gati. Tani afati i tretë është 31 dhjetor. “Premtimi optimist i udhëheqjes së Teatrit Shqiptar ishte se objekti do të jetë gati më datën 31 të këtij muaji. Megjithatë, vetëm katër ditë përpara skadimit të afatit, në ndërtesë ende punohet” Tani pritjet, si dhe bindjet e mbikëqyrësit të…

