28 Tetor 2018 / 8:29
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë. Gjatë ditës në pjesët perëndimore dhe juglindore të vendit vranësirat do të rriten. Kurse do të fryejë erë mesatare jugore posaçërisht e theksuar në pjesët jugperëndimore, përgjatë lumit Vardar. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri shtatë gradë gradë Celsius, ndërsa atemperatura e ditës prej do të lëvizë prej 18 deri 25 gradë Celsius.
Ndërsa në kryeqytet do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri në katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 24 gradë Celsius. Ndikimi i rrymës jugor do të mundësoj vijimin e motit të ngrohtë me erëra mesatare juglindore të përforcuara. Temperatura e ajrit do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga java e ardhshme do të ketë rritje graduale të vranësirave dhe paraqitje të reshjeve lokale të shiut posaçërisht në pjesë jugperëndimore të vendit.


