27 Tetor 2018 / 13:55 Gjykata Penale i caktoi masën e paraburgimit me 30 ditë burg komandantit të policisë pyjore në Manastir. Sipas informacioneve të MPB-së i arrestuari LL.J. (46) i punësuar si komandant i Policisë Pyjore, në disa raste kishte kërkuar mito nga një qytetarë nga Demir Hisari në këmbim të heqjes së kallzimit penal për prerjen e drunjëve.Fillimisht i është kërkuar 18 metra dru për ngrohje, që kapin vlerën e 40 mijë denarëve, ndërsa herën e dytë i është kërkuar 30 mijë denarë në para.Këto 30 mijë denarë, denoncuesi i rastit është dashur t’ia paguajë komandatit në llogari.…
Author: almakos
27 Tetor 2018 / 13:05 Inspektori i autorizuar ndërtimor, për mes mekanizmave teknik, dje ka rrënuar objektin pa leje i cila ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme pranë Kalasë së Shkupit, njoftojnë sot nga komuna Qendër. Siç informojnë nga komuna Qendër, objekti më parë më 18 shtator, është u mbyllur nga komuna dhe pronarit urdhëruar që në afat të caktuar ligjorë të nis rrënimin e objektit të pa ligjshëm. Pasi që investitori nuk veproi sipas vendimit dhe vazhdoi ndërtimin, Sektori për Çështje të Inspektimit pranë Komunës Qendr filloi ti rrënoj ndërtimin pa leje. Nga komuna Qendër u bëjnë thirrje qytetarëve…
26 Tetor 2018 / 20:56 Policia e Tetovës sapo ka vënë në pranga 3 persona të dyshuar për shfrytëzim seksual të një të miture. Bëhet fjalë per një 62 vjecar me inicialet A.M., 58 vjecarin me inicialet N.E dhe 55 vjecari me inicialet B.M. Alsat mëson se skandali ka marrë permasa çnjerëzore pasi tre presonat në fjalë, njëri prej të cilëve edhe ofiqar i Min. se Drejtësisë në Gostivar, kanë shfeyëzuar një të mitur, me të meta mendore. Sipas të dhënave të policisë, e cila ka shtritë hetimet në masë të gjerë, disa persona kanë shfrytëzuar vajzën me të meta…
26 Tetor 2018 / 19:45 Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos gjatë një dreke të organizuar sot për nder të tij nga armata greke,është shprehur sërish rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Pavlopulos theksoi se vendet po përpiqen për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore dhe se vendi i tij ka dëshmuar mbështetjen e anëtarësimin të siç thotë ai IJRM-së, por sipas tij parakushti mbetet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës./alsat/ Vendi ynë fqinjë duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin e brendshëm ligjor,mbi të gjitha në Kushtetutën e tyre. Dhe me të vërtetë, ata kanë marrë këtë detyrim. Prandaj, ne presim…
26 Tetor 2018 / 18:50 Nga gjashtë instrumentet që posedon Shkupi për matjen e grimcave PM10 në ajër, aktualisht jashtë funksionit janë dy, gjegjësisht në pikën matëse në Gazi Babë dhe Lisice, për shkak të problemeve teknike. Pas menjanimit të problemit, ato do të fillojnë me punë dhe do të përfshihen në sistemin e matjes sa më shpejtë të jetë e mundur, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.
26 Tetor 2018 / 18:38 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në takimin e sotëm lamtumirës me ambasadoren e Bosnjë dhe Hercegovinës në RM, Lepa Babiq, ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm bilateral dhe i është falënderuar për angazhimin gjatë mandatit të saj për përforcim të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Xhaferi ka theksuar se mbështetja e ndërsjellë e Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës vërtetohet me thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në të gjithë sferat me fokus të veçantë në integrimin e përbashkët në NATO dhe BE. Kurse, ambasadorja Babiq është…
26 Tetor 2018 / 18:09 Tetë deputetët e opozitës të cilët votuan për fillimin e nismës për ndryshimet kushtetuese këtë pasdite kanë dorëzuar njoftim deri tek Kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi se në ardhmen do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputet të pavarur dhe se do të formojnë një grup të ri parlamentar. Kryeu i Kuvendit, Xhaferi tha se ka marrë njoftime individuale nga të gjithë këta deputetë, q[ në të ardhmen në Kuvend do të veprojnë në mënyrë të pavarur si deputet të pavarur. Ndërkohë, në arkivin e Kuvendit është dërguar dokument zyrtar që ku…
26 Tetor 2018 / 16:02 Nga numri një në Evropë, zonat zhvillimore teknologjike industriale të Maqedonisë këtë vit nuk figurojnë në listën e FDI-së, magazinë që e publikon gazeta britanike “Financial Times”. Magazina prestigjioze e cila sipas kritereve të shumta i vlerëson kushtet për bërjen e biznesit të investitorëve të huaj në zonat e lira ekonomike, këtë vit Maqedoninë aspak nuk e ka renditur në listën e konkurrencës. Nga Drejtoria e Zonave Lë lira Ekonomike të Maqedonisë fajin për këto të dhëna dështuese ia hedhin krizës politike. Ne vitin e kaluar 2017 në tetor vendosëm të mos dorëzojmë aplikacion. Më…
26 Tetor 2018 / 15:43 Qeveria akoma është duke punuar në përgatitjen e draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Siç mëson Alsat, gjatë fundjavës, draftet do të jenë gati ndërsa të hënën do të dorëzohen zyrtarisht në Kuvend. Ndonëse se informacionet e siguruara nga burime brenda grupeve parlamentare dhe Qeverisë vërtetojnë se javën e ardhshme amendamentet do të jenë në Kuvend, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe njëkohësisht deputet, Aleksander Kiracovski u shpreh i bindur se amendamentet e Qeverisë do të dorëzohen gjatë ditës. Një pjesë e amendamenteve do të dorëzohen sot në Kuvend ndërsa procedura fillon nga e hëna e tutje”-…
26 Tetor 2018 / 15:26 Në gjyqin për rastin “Monstra”, ekspertja e Biologjisë Pavlinka Stefanova tha se se gjatë marrjes së gjurmëve në makinën Opel Omega është gjetur ADN-ja e të akuzuarit Alil Demiri i cili për momentin është në arrati. Stefanova ka thënë se analiza ka rezultuar me 5 profile njerëzish, 4 prej tyre burra ndërsa njëri profil mes mashkullit dhe femrës. Vetëm një prej profileve përputhet me profilin e Alil Demirit, ndërsa asnjë prej të tjerëve nuk përputhet. Ajo shtoi se në makinë janë gjetur edhe gjurmë të një qeni dhe një fletore. Avokatja e palës së dëmtuar tha…
26 Tetor 2018 / 15:02 Konkurset masive për punësim në administratën e shtetit janë rezultat i largimit enorm të nëpunësve administrativ jashtë vendit. Ky është arsyetimi i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, pas reagimeve të opinionit se për çdo ditë pushteti ofron punësime nëpër institucionet e shtetit. Sektori publik është i stërngarkuar ndërsa një pjesë e institucioneve me muaj të tërë s’mund të gjejnë kuadër përkatës, shton Mançevski. Se sa persona janë punësuar këtë vit dhe marrin paga shtetërore, ministri thotë se kjo do të mësohet në muajin mars të vitit të ardhshëm, kur edhe publikohet raporti…
26 Tetor 2018 / 14:47 Rreth 70 gra në vend janë vrarë 8 vitet e fundit nga bashkëshortët ose partnerët e tyre si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje. Sipas analizës se Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj femrës, numri më i madh i vrasjeve janë kryer me armë të cilën i kanë poseduar më mënyrë joligjore, ndërsa vrasjet zakonisht kanë ndodhur në shtëpinë e viktimës. Përafërsisht më shumë se 80 për qind e vrasjeve të grave në Maqedoni, kanë qenë të kryera nga partnerët intim, pavarësisht nëse kanë qenë ende në lidhje ose nga ish partnerët, ose nëse kanë qenë të…

