26 Tetor 2018 / 18:38
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në takimin e sotëm lamtumirës me ambasadoren e Bosnjë dhe Hercegovinës në RM, Lepa Babiq, ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm bilateral dhe i është falënderuar për angazhimin gjatë mandatit të saj për përforcim të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Xhaferi ka theksuar se mbështetja e ndërsjellë e Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës vërtetohet me thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në të gjithë sferat me fokus të veçantë në integrimin e përbashkët në NATO dhe BE.
Kurse, ambasadorja Babiq është falënderuar për mundësinë për takim dhe ka shprehur bindje se Republika e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovina do të vazhdojnë edhe më tutje me bashkëpunimin shkëlqyeshëm në angazhimin e përbashkët për integrim të plotë euroatlantik të së dy shteteve.
Ambasadorja Babiq ambasadorja i ka theksuar mundësitë për përshpejtim të bashkëpunimit në sferën e arsimit përmes këmbimit të studentëve, përforcim të bashkëpunimit ekonomik përmes formimit të odave ekonomike të përbashkëta.
Në takim gjithashtu është biseduar edhe për marrëveshjet bilaterale dhe memorandumet midis Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës të cilët janë me interes për qytetarët e të dy shteteve dhe janë në fazën e përfundimit, siç është marrëveshja mes dy vendeve për kalimin e kufirin vetëm me letërnjoftime, njohja e patentë shoferëve mes dy vendeve, mundësia për hapjen e linjës ajrore Shkup – Sarajevë.


