26 Tetor 2018 / 14:47
Rreth 70 gra në vend janë vrarë 8 vitet e fundit nga bashkëshortët ose partnerët e tyre si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje. Sipas analizës se Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj femrës, numri më i madh i vrasjeve janë kryer me armë të cilën i kanë poseduar më mënyrë joligjore, ndërsa vrasjet zakonisht kanë ndodhur në shtëpinë e viktimës.
Përafërsisht më shumë se 80 për qind e vrasjeve të grave në Maqedoni, kanë qenë të kryera nga partnerët intim, pavarësisht nëse kanë qenë ende në lidhje ose nga ish partnerët, ose nëse kanë qenë të martuar ose jo, dhe kanë qenë ndoshta vetëm ne lidhje, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga burra anëtarë të familjes, si p.sh vëllezër ose baballarë. Këto dy lloje të vrasjeve hyjnë në kategorinë e femicid- deklaroi Elena Dimushevska, Rrjeti Nacional kundër dhunës ndaj femrës dhe dhunës familjare.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ajo e Brendshme vlersuan se është e nevojshme ndryshime në Kodin Penal, duke shtuar se institucionet duhet të punojmë më shumë për parandalimin e vrasjeve në bazë gjinore.
Është e rëndësishme që në periudhën e ardhshme të punojmë së bashku për ndryshimin e Kodit Penal, por gjithashtu të punojmë edhe për hartimin e një Ligji të veçantë për dhunën në baza gjinore, sepse femicidi dhe dhuna në baza gjinore nuk njihet as me ligj- deklaroi Milla Carovska,Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Ne si ministri gjithmonë jemi këtu të hapur për të detektuar, ndihmuar dhe parandaluar këtë lloj të dhunës. Është e qartë se duhet të vihet deri tek ndryshimet në Kodin Penal, ku do të definohet ky lloj i veprës penale, si materie penale që të mund që institucionet pastaj të veprojnë- tha Oliver Spasovski,Minister I Punëve të Brendshme.
Analiza është kryer nga Rrjeti Nacional kundër dhunës ndaj femrës dhe dhunës në familje, dhe përfshin periudhën nga viti 2008-2016.
Valmira Zendeli