25 Tetor 2018 / 12:33 Videoja, e cila u publikua sot në Gjykatën Penale në seancën e re të 27 prillit, tregon se si roja e sigurisë së ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, i jep ujë dhunuesve të 27 prillit . Goran Gjoshevski, i cili në atë kohë ishte pjesë e sigurisë së Trajko Veljanoski, fillimisht bisedon me të akuzuarin Igor Jug. Pastaj merr një pako me ujë dhe e lë në koridor përpara kabinetit të kryetarit të Kuvendit, ku mund të shihet shumë njerëz me maska. Gjykimi për 27 prillin ende po vazhdon në Gjykatën Penale…
Author: almakos
25 Tetor 2018 / 11:37 Kancelari austriak Kurc gjatë hapjes së konferencës ” Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva përgëzoi Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës./alsat/ E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin vendim Maqedonia ka dërguar sinjale inkurajimi, jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin”, u shpreh sot Kancelari austriak Sebastian Kurc, i cili së bashku me presidenti malazez Milo Gjukanoviç hapën konferencën në Budva. Në konferencë delegacion i Maqedonisë është i kryesuar nga zëvendës…
25 Tetor 2018 / 11:16 Komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së në Karposh, pa debat, përjashtuan ish-zyrtarin e lartë të kësaj parite Nikola Todorov. Vendimi vjen pas votimit unanim të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së. Më parë, komisioni komunal i Qendrës përjashtoi nga partia ish drejtorin e DSK-së Mijalkov, i cili tha se partia ka nevojë për gjithëpërfshirje, dhe jo politikat të përjashtimeve. Ai gjithashtu theksoi se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale. Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë i lartë i VMRO-së Nikola Todorov kërkoi që ai të thirret dhe të dëgjohet nga Komisioni Disiplinor në Karposh, por kjo nuk ndodhi. Për…
25 Tetor 2018 / 10:56 Dëshmitari Nazmi Rramani duke dëshmuar në rastin Titanik 3 tha se gjatë dorëzimit të materialit në Komisionin komunal është penguar nga 2 persona Çani Toçi dhe Senat Kopur. Ai tha se Çani Toçi ja ka marrë procesverbalin dhe ia ka kthyer pas një kohe të shkurtër. Ai tha se në kancelarinë që ka hyrë Çani Toçi e ka parë duke hyrë edhe të akuzuarin Ismet Gurin por jo në të njëjtën kohë. Përveç Nazmi Rramanit dëshmoi edhe dëshmitari Ajdini i cili tha se gjithçka ka shkuar në rregull ditën e votimit. Ndërkohë, Çani Toçi është…
25 Tetor 2018 / 10:30 Kuvendi më 31 tetor do të mbajë seancë të zakonshme për pyetje deputetësh. Në fokus opozita pritet të vendos amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe Ligjjn për amnisti të cilin e kërkoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. Në seancën e njëjtë, deputetët e përjashtuar nga VMRO pritet të adresojnë kërkesat e tyre. Adrian Kerimi
25 Tetor 2018 / 10:11 Katër seanca dëgjimore duhet të mbahen sot në Gjykatën Penale në Shkup. Një lëndë e Prokurorisë Themeëore Publike, ajo e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend dhe tre nga PSP, gjegjësisht Tarifa, TNT dhe Titanik 3. Për ngjarjet e 27 prillit, lëndë të cilën e udhëheq Prokuroria Themelore të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe dy persona për nxitje. Në seancën e kaluar u panë video inçizime nga kamerat e Kuvendit, si dhe televizioneve.Prezantimi filloi me transmetimin e këndimit të himnit shqiptar nga foltorja e parlamentit…
Sot po mban mot me diel dhe me re të pakta. Parashikohet që në fund të ditës dhe gjatë natës nën ndikimin e depërtimit të erës së ftohtë dhe të shpejtë nga veriu, do të ketë një rritje të vranësirave të shoqëruara me reshje të ulëta. Temperaturat e ajrit do të zbresin pak nën vlera mesatare, por në fundjavë sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi këto vlera. Temperatura minimale do të shkojnë nga 0 në 9 gradë celsius dhe temperatura maksimale është 15 deri në 23 gradë. Shtypja atmosferike do të zbresë në vlera normale, mirëpo shumë shpejtë…
24 Tetor 2018 / 20:04 Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i partisë opozitare VMRO-DPMNE gjatë një paraqitje në 1tv tha se Brukseli dhe Uashingtoni e dinë fare mirë orientimin pro perëndimor të opozitës. Ai theksoi se nga LSDM-ja nuk promovojnë vlerat pro-perëndimore të cilën i deklarojnë, duke përmendur tenderët e kurdisur, bizneset e familjes dhe vëllaut të kryeministrit, që sipas tij po bëhet faktori kryesorë i biznesit në vend. “Edhe në Bruksel edhe në Uashington, e dinë shumë mirë se cili është orientimi i VMRO-DPMNE-së, orientim pro perendimorë, pro NATO dhe pro BE.Në fakt, ne jemi partia e parë që kemi promovuar…
24 Tetor 2018 / 18:31 Zëvendëskryeministri i Sllovenisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Miro Cerar gjatë takimin të sotëm e ka përgëzuar kryeministrin Zoran Zaev, për, politikat e mençura dhe të guximshme për bashkim. Cerar, i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoni, gjithashtu, e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të premten, në drejtim të realizimit të Marrëveshjes së Prespës, si hap drejtë integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Ai e ka paralajmëruar vazhdimin e mbështetjes nga ana e Sllovenisë për zhvillimin e Maqedonisë dhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE. Kurse kryeministri Zaev, theksohet, se i ka dëshiruar…
24 Tetor 2018 / 17:25 Policia financiare sot ka arrestuar katër persona nga Demir Kapija, mes tyre edhe ish kryetarin e komunës së Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev. Personat e arrestuar janë marrë në bisedë informative, dhe pas përfundimit të bisedës në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, do të merren vendime për procedura të mëtutjeshme, thonë nga Policia Financiare. Sipas informacioneve të Alsat, ish-kryetari i komunës së Demir Kapisë , Trajçe Dimitriev, do të përgjigjet penalisht sepse ia shiti objektin e komunës kushëririt të tij.Në periudhë prej vitit 2008-2009, objekti ka qenë i rinovuar me financa të siguruara nga fondi Europian në…
24 Tetor 2018 / 16:22 Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias u shpreh i bindur se kur Marrëveshja e Prespës të finalizohet vetëm një pjesë e vogël e shoqërisë greke do ta kundërshtojë atë. Ai sqaroi se sipas marrëveshjes shtetësia e qytetarëve përcaktohet si “Maqedonase/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe jo maqedono-verior për shkak se është e pamundur t’i imponohet dikujt se si të vetë-quhet. Ata vetveten e kanë quajtur “Maqedonas” tashmë 120 vjet. Pse quhen maqedonas? Nuk them se është mirë kjo që e bëjnë, por tregoj pse. Morën një pjesë të territorit të Maqedonisë që…
24 Tetor 2018 / 15:57 Maqedonia mesatarisht brenda vitit humb nga rreth 40 milionë euro me politikën e barabartë tatimore, vlerëson ish ministri i Financave Nikolla Popovski. Ndër ndikimet negative nga tatimi i sheshtë prej 10% është thellimi i dallimeve sociale mes të pasurve dhe të varfërve. Popovski pret që tatimimi i paralajmëruar progresiv së shpejti të hyjë në fuqi. Rekomandimi është se duhet të stabilizohet politika tatimore. Si dhe të vendoset siguri më e madhe në aktivitetet ekonomike të subjekteve ekonomike, se me çfarë normash tatimore do të ballafaqohen tek tatimi personal në të ardhmen. Normat çdoherë janë të…

