24 Tetor 2018 / 15:32 Reformat e nisura gjatë dy dekadave të fundit nuk kanë qenë reale dhe efikase, vlerësojnë eskpertët në prag të prezantimit të strategjisë së re për reforma të quajtur “Plani 18”. Një pjesë e ekspertëve dhe profesorëve, disa prej të cilëve janë ndër hartuesit e strategjive për reforma, vlerësojnë se pengesa kryesore është mungesa e vullnetit politik për zbatimin e tyre. Mund të presim përparim serioz dhe reforma atëherë kur do t’i hapim bisedimet për anëtarësim por ata nuk do të jenë deri në fund të suksesshme nëse nuk e përgatisim shoqërinë. Ai është procesi më…
Author: almakos
24 Tetor 2018 / 15:18 Kryetari i nderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk komenton zhvillimet në parti. Ish kryeministri Nikolla Gruevski shprehet se nuk posedon argumentet e nevojshme për të komentuar vendimet e partisë, por që nga ana tjetër shpreson për një VMRO të fortë e cila sipas tij do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke i dhënë fund, siç e quan ai, të keqes aktuale në vend. Dëshiroj një VMRO-DPMNE të bashkuar, të fortë dhe fituese e cila shpejtë do ta shkatërrojë këtë të keqe në Maqedoni. është dëshmuar edhe në të kaluarën, kur VMRO-ja është e…
24 Tetor 2018 / 14:54 Për nëntë muaj, janë shpenzuar vetëm 107 milion euro nga 400 milion të parashikuara për investimet kapitale. Të dhënat nga rishikimi i buxhetit tregojnë se realizimi i projekteve kapitale nga janari deri në shtator është vetëm 24.7 përqind. Qeveria njoftoi se dinamikë të intensifikuar të zbatimit të projekteve kapitale do të ketë në dy tremujorët e fundit, por me rishikimin që të hënën hyn në procedurën parlamentare, 91 milion euro të kësaj norme do të shkurtohen. Janë shkurtuar fondet për ndërtimin e gazsjellësit dhe qendrën e re klinike. Me shkurtimin e fondeve, tani, shteti do…
24 Tetor 2018 / 14:42 Jam i vetëdijshëm se referendumi konsultativ nuk i ka përmbushur kushtin juridik bazë që të jetë i vlefshëm, por në Slloveni vlerësojmë se rezultati solli një mesazh bindës që të vazhdohet me proceset politike për eurointegrime, gjegjësisht për hyrje në NATO. Konsiderojmë se ky proces që po ndodh në Parlament është legjitim dhe e shpreh verdiktin e qytetarëve -ka thënë shefi i diplomacisë sllovene, Miro Cerar.
24 Tetor 2018 / 14:09 Me ndryshimet e fundit të Ligjit për financimin e Komunave, qeveria do të bëj përpjekje t’ju jep fund keqpërdorimeve të mjeteve buxhetore nëpër komuna. Ndryshimet parashikojnë që në të ardhmen komunat në mënyrë të detajuar të gjitha shpenzimet t’i publikojnë në ueb faqet e tyre. Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski konfirmoi edhe njëherë se Qeveria do t’ju ndihmojnë komunave në shlyerjen e borxheve me 51% nga shuma e përgjithshme. Ka edhe mekanizma mbrojtës që të mos ndodh kjo më. Me këto shpenzime komunat do të duhet publikisht dhe në mënyrë të përpiktë të informojnë edhe…
24 Tetor 2018 / 13:41 Ish-Kryetari i komunës së Demir Kapisë , Trajçe Dimitriev, do të përgjigjet penalisht sepse ia shiti objektin e komunës kusheririt të tij. Sipas burimeve të Alsat, në periudhë prej vitit 2008-2009, objekti ka qenë i rinovuar me finansa të siguruara nga fondi Europian në vlerë prej 500 mijë eurove, i cili objekt i është shitur kusheririt të ish-kryetari të komunës Dimitriev, në shumë prej 2 milionë denarë apo (32,5 mijë euro). Siç mëson Alsat pas shitjes së objektit nga ish-kreu i komunës, i njejti është shëndërruar në Kazino.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pohoi se partia e tij do të dorëzojë amendamente për avancimin e komunitetit shqiptar në vend, në prag të ndryshimeve kushtetuese për çështjen e emrit. Aleanca për Shqiptarët nuk do të pengojë integrimin e vendit në NATO dhe BE, pavarësisht nëse pranohen apo jo amendamentet për ndryshimet Kushtetuese. Sela thotë se nuk e befason qëndrimi i BDI-së se nuk do të mbështesë ndryshime tjera kushtetuese pos atyre për çështjen e ndryshimeve të emrit.
24 Tetor 2018 / 12:39 Bisedat telefonike të përgjuara gjatë muajit mars të vitit 2013, që sot po prezantohen në gjykatë për manipulimet zgjedhore të njohura me nofkën ‘Titanik’ shfaqin planin e detajuar të VMRO DPMNE-së për të fituar zgjedhjet lokale në Komunën Qendër. Bisedat bëhen për votim në raundin e dytë të zgjedhjeve, prej 26 marsit e më tej ose menjëherë pas rrethit të parë zgjedhor. Kryeorganizatori asaj kohe ishte ish-ministri i Transportit Mile Janakievski i cili pretendon që me një skemë të detajuar, të arrijë të nxjerrë 15 mijë votues që do të votojnë për kandidatin e VMRO…
24 Tetor 2018 / 12:02 Në koordinimin mes kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend është vendosur që propozimi për formimin e Komisionit Parlamentar për Falje dhe Paqe të propozohet nga ideatori kësaj çështje, kryeministri Zoran Zaev. Grupet parlamentare në parim janë marrë vesh që komisioni të përbëhet nga numri i njëjtë i anëtareve nga shumica dhe opozita.
24 Tetor 2018 / 11:04 Departamenti i Shtetit Amerikan akuzat e Rusisë për ndërhyrje të SHBA-ve në votimin për inicimin për ndryshimet kushtetuese i vlerëson si të pabaza me tendencë për dezinformim dhe propagandë. Të gjitha pretendimet se gjoja përfaqësuesit e Ambasadës së Amerikës janë përfshirë në procesin e votimit janë të palogjikshme dhe gënjeshtra. SHBA-ja e përshëndet nismën e ndryshimeve kushtetuese si të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Shba-të besojnë se marrëveshja e Prespës është bazë dhe mundësi historike me qëllim promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë rajonin. Departamenti…
24 Tetor 2018 / 10:29 Nga mesi i muajit janar, Maqedonia edhe zyrtarisht të mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s, por pa të drejtë vote. Këtë e ka bërë të ditur, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski. Ai ka deklaruar se në takimin e fundit me përfaqësuesit e NATO-s nuk ka pasur vërejtje të veçanta dhe se vlerësimi ka qenë pozitiv. Pendarovski është optimist se Maqedonia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në fillim të vitit 2020.
24 Tetor 2018 / 10:15 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahen vazhdimet e tri seancave 60, 50 dhe 45. Në rend dite të vazhdimit të seancës së 60-të është Propozim vendimi për themelimin e komisionit anketues për shqyrtim të procesit të përgjithshëm të deklarimit në referendum më 30 shtator të vitit 2018, si dhe propozimi shtesë i ligjit për heqjen e interesit për pagesën e borxheve të cilat dalin nga shërbimet e kryesve të veprimtarive komunale, telefoni, operator celular dhe kabllovik, taksa radiodifuzive, ruajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitje dhe kullim të tokës ndërtimore, në lexim…

