24 Tetor 2018 / 14:54
Për nëntë muaj, janë shpenzuar vetëm 107 milion euro nga 400 milion të parashikuara për investimet kapitale. Të dhënat nga rishikimi i buxhetit tregojnë se realizimi i projekteve kapitale nga janari deri në shtator është vetëm 24.7 përqind.
Qeveria njoftoi se dinamikë të intensifikuar të zbatimit të projekteve kapitale do të ketë në dy tremujorët e fundit, por me rishikimin që të hënën hyn në procedurën parlamentare, 91 milion euro të kësaj norme do të shkurtohen. Janë shkurtuar fondet për ndërtimin e gazsjellësit dhe qendrën e re klinike.
Me shkurtimin e fondeve, tani, shteti do të duhet për dy muaj të shpenzojë rreth 200 milion euro për projekte kapitale.

