23 Tetor 2018 / 20:40 Sillni një ligj mbi amnistinë që ne propozojmë për të gjithë pjesëmarrësit e 27 prillit, në mënyrë që të mos ketë drejtësi selektive, por liri për të gjithë dhe jo vetëm për ata që janë shërbëtorët tuaj. Një pjesë e strukturave që persekutohen nga pushteti vendosën të luajnë një punë të ndyrë për këtë pushtet. “Më akuzuan se luftoj dhe kërkoj amnisti, kurse tani që e propozojnë ata, na qenka falje”, tha Mickoski.
Author: almakos
23 Tetor 2018 / 19:25 VMRO-DPMNE-ja shënon dje Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Me këtë rast kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski u ndal në zhvillimet e fundit politike, duke akuzuar për tradhti të gjithë deputetët e partisë së tij që votuan pro nismës për ndryshime kushtetuese. Në këtë manifestim nuk morri pjesë kryetari i nderit dhe ish kryetar i kësaj partie Nikolla Gruevski, ndërkohë që u vërejt edhe mungesa e deputetëve që ditë më parë u përjashtuan nga partia për shkak se me votën e tyre mbështetën nismën për ndryshimet kushtetuese. Fjalimi i kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski…
23 Tetor 2018 / 16:23 Ka dështuar edhe këtë vit vënia e filtrave të Kombinatit Jugohrom. Drejtori i kombinatit, Vasko Skenderoski, fajin për ndërprerjen e punëve e hedh tek Qeveria. Ai gjatë një prononcimi për Alsat deklaroi se Kombinati nuk është në gjendje të vazhdoj punët rreth vendosjes së filtrave derisa qeveria nuk përmbush premtimin dhe të lëshoj mjetet e parapara për këtë qëllim dhe që kapin shumën prej 1.5 milion eurove. [embedded content] Në mbledhjen që dje realizuam me Qeverinë na u premtua sërish se brenda tre javësh mjetet do të lëshohen që të mund të vazhdojë puna. Punët për…
23 Tetor 2018 / 15:22 Ish drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov nuk e njeh vendimin e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, për përjashtimin e tij nga partia. Në një reagim për portalin “press24”, Mijallkov shprehet: Dua t’i kujtoj se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale, ashtu siç nuk ishte e udhëheqësive të kaluara. Jam i bindur se vendimi i mbrëmshëm nuk është i drejtë, por kjo aspak nuk më gjunjëzon para ambicieve dhe qëllimeve të mia për modernizim dhe orientim djathtist të VMRO-DPMNE-së, njëjtë sikur simotrat e saja për të mbrojtur interesat e Maqedonisë në BE” Mijallkov, pavarësisht disa…
23 Tetor 2018 / 15:17 Ministria e Jashtme e Rusisë me akuza të rënda rreth votimit sipas saj, joligjor dhe joetik të nismës për ndryshime kushtetuese në Kuvend. Në komentin e dikasterit të jashtëm rus theksohet ndër tjerash se votat e 8 deputetëve të opozitës u siguruan përmes korrupsionit, respektivisht sipas kanuneve të “Demokracisë bashkëkohore evropiane” dhe se procesin e udhëhoqi ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli. Tetë votat, që ishin të nevojshme për shumicë të kualifikuar, u siguruan përmes shantazheve, kërcënimeve dhe mito-s ndaj deputetëve të opozitës. Tre prej tyre, krejt rastësisht, pikërisht atë ditë u liruan nga paraburgimi; dy…
23 Tetor 2018 / 15:01 “Me uljen e temperaturave dhe me fillimin e sezonit të ngrohjes automatikisht është rritur niveli i ndotjes në vend. Qyteti i Shkupit ka filluar të mbulohet nga një shtresë e bardhë e cila jep alarmin për ndotje. Ndërkohë në shumë stacione matëse është vërejtur prani e lartë e grimcave Pm10 dhe kjo do vazhdoj të shtohet edhe më shumë gjatë dimrit.” Matjet e fundit tregojnë se Lagjja e Lisiçes është ndër më të ndoturat ku koncentrimi i grimcave PM10 arrin në 70.06 për metër kub nga 35 të lejuara. Lisiçja pasohet nga Komuna Qendër ku…
23 Tetor 2018 / 14:34 Pas Kërsto Mukoskit, Luben Arnaudovit dhe Sasho Vasilevskit, edhe deputetja Elizabeta Kançeska- Milevska mohon se ka bërë pazar me pushtetin që t’i votojë ndryshimet kushtetuese. Ish ministrja e kulturës në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Alsat tha se nuk ka marrëveshje me të cilën vota e saj “Për” marrëveshjen e Prespës do t’i sillte liri në rastin “Tenderët” ku Specialja e ndjek për abuzim të detyrës. Siç thashë, ai që thotë se ka pasur ryshfet, se janë ndarë mjete, sërish u bëj thirrje të gjithë ata që kanë dyshime apo kanë ndonjë dëshmi,…
23 Tetor 2018 / 14:04 Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së ka vendosur që të përjashtojë nga partia nënkryetarin Mitko Jançev. Bazë për largimin e tij opozita e merr thirrjen e tij për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit, thirrje kjo që sipas tyre ka qenë në kundërshtim me qëndrimin dhe vendimin e partisë. Nga partia është përjashtuar edhe Kostadin Bogdanov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Për shkak të bashkëpunimi të ngushtë me Zoran Zaev, si dhe organizimin e grupeve për presione dhe kërcënime nga më të ulëtat por edhe blerjen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, me qëllim që të…
23 Tetor 2018 / 13:56 Kryetari i partisë “Maqedonia e Bashkuar” Janko Bacev si duket ka humbur betejën brenda partisë së tij. Në partinë e cila bënte fushatë kundër referendumit, pas miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese, janë shfaqur pakënaqësitë dhe ndarjet. Baçev përjashtoi nga partia bashkëpunëtorin Stefan Vlahov Micov me arsyetimin se në emër të partisë ka marrë fonde nga mërgata dhe të njëjtat i ka shfrytëzuar për qëllime personale, ndërsa në parti ka prezantuar plane radikale. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kërkonte formimin e një krahu ushtarak, edhe pse ne, si parti, nuk kemi mundësi të tilla, dhe…
23 Tetor 2018 / 13:36 Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nëpër mjet një postimi në rrjetin social facebook ka uruar qytetarët e Maqedonisë për shënimin e 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë. Mickoski në mesazhin e tij e identifikon partinë e tij me themeluesit e luftës revulucionare dhe thekson se VMRO pas çdo sfide del më e fuqishme. Pas çdo sfide, tundimi, VMRO-DPMNE, pasues i idealeve dhe parimeve të VMRO-së historike del më e fuqishme, më e guximshme dhe më e vendosur. VMRO-ja ekziston për Maqedoninë dhe për popullin, i cili ka ngritur…
23 Tetor 2018 / 12:45 Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të nismës për ndryshime kushtetuese,presidenti Gjorge Ivanov sot me rastin e shënimit të Ditës së luftës revolucionare ka kritikuar deputetët në mesazhin e urimit.Sipas tij, deputetët kanë vepruar në kundërshtim me vullnetin e popullit. Në referendumin e mbajtur më 30 shtator, populli me mosvotim është deklaruar kundër zgjidhjeve të përshpejtuara dhe të dëmshme, pa u arritur paraprakisht konsensus nacional. Në referendum populli e shprehi vullnetin e tij sovran dhe pa mëdyshje e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës”- theksoi Ivanov në mesazhin e urimit për Ditën e Luftës Revolucionare. Ivanov…
23 Tetor 2018 / 11:55 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Më lejoni si kryetar i Kuvendit, në emër të deputetëve të shtëpisë ligjdhënëse, të uroj 23 tetorin, i cili në bazë të Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë shënohet si Dita e luftës revolucionare të Republikës së Maqedonisë, uroj që këtë ditë ta kaloni në disponim të mirë në rrethin e më të afërmve”- thuhet në mesazhin e urimin të Kryetarit të Kuvendit,Talat Xhaferi Në mesazhin theksohet se kjo ditë…

