23 Tetor 2018 / 9:59 Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë. Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë. Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Author: almakos
23 Tetor 2018 / 9:35 Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer deklaroi pas takimit me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev se miratimi nga parlamenti i Marrëveshjes së Prespës ishte një pikë kthese në histori dhe hapte rrugën për të ardhmen europiane të vendit. Në konferencën e përbashkët për media, Palmer bëri të ditur se me kryeministrin Zaev kishte diskutuar për Marrëveshjen e Prespës, procesin e zbatimit të saj, rrugën përpara në procesin për në NATO dhe Bashkimin Europian si dhe çështje të tjera me interes të të dyja vendeve. “Ngjarjet e së premtes, 80 votat në…
23 Tetor 2018 / 0:19 Opozita ka kumtuar vendimet e marra në Komitetin Qendror të thirrur me urgjencë. Në mbledhjen e sontme ishte propozuar Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë me qëllim verifikimin e besueshmërisë së kryetarit Hriatijan Mickoski, por ky propozim është hedhur poshtë me votim unanim. Komiteti Qendror njëzëshëm ka vendosur për shkarkimin e nënkryetarit të partisë Mitko Jançev dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogatinov. Nga komitetet lokale, Komiteti Qendror ka kërkuar që të largohen edhe ish ministri i Shëndetësisë Nikolla Dimitrov, dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mihajllkov. Këtë të fundit partia e akuzon se ka bërë…
Pance Minov deputet i GROM-it (ne koalicion me VMRO-në) ka deklaruar drejtpërdrejt në “24 vesti” se për shkak te vendimit jodemokratik te largimit te Mitko Jancevit dhe 7 deputeteve nga VMRO-ja, edha ai largohet nga grupi parlamentar i VMRO-së përderisa kryetar i kësaj partie është Hristijan Mickoski.
Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë së VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e nënkryetarit të partisë dhe njëherazi është kryetar i Komunës së Kavadarit. Po ashtu është marrë vendimi edhe për përjashtimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogdanov. Ndërkohë Pançe Minov deputet i GROM-it (në koalicion me VMRO-në) ka deklaruar se për shkak te vendimit jodemokratik të largimit te Mitko Jançevit dhe 7 deputeteve nga VMRO-ja largohet nga grupi parlamentar i VMRO-së përderisa kryetar i partisë është Hristijan Mickoski.
22 Tetor 2018 / 19:03 Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi gjatë qëndrimit në Shkup porositi se për aq kohë sa Maqedonia do të ndjekë rrugën e integrimeve drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, do ta ketë mbështetjen e parezervë të vendit të tij. I pyetur se pse gjatë ditës ai nuk takoi presidentin Ivanov, dhe kreun e opozitës Mickoski, Palmer tha se koha e tij ka qenë e limituar. Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për media i kushtoi rëndësi hapit të parë të zbatimit të marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht votimit të së premtes me mbështetjen e shumicës…
22 Tetor 2018 / 18:50 Franca shprehet e kënaqur me votimin më 19 tetor, në Parlamentin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, me shumicën e nevojshme (të duhur) prej dy të tretave, për hapjen e fazës së shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese, që synojnë zbatimin e Marrëveshja e Prespës, e arritur më 17 qershor, midis Athinës dhe Shkupit. Franca shpreson se diskutimet në parlament do të shpiejnë në ndryshimin e Kushtetutës. Siç potencoi dhe vuri në dukje kryetari i Republikës, Marrëveshja e Prespës është e një gjë e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën.
22 Tetor 2018 / 18:27 Sot pasdite në fermën e vëllait të tij u arrestua gazetari kontrovers Milenko Nedelkovski, i cili aktualisht gjendet në Stacionin Policor të qytetit, ku do të transferohen në qendrën për paraburgimi në Veles, theksojnë nga burime të policisë. Siç mësohet Nedelkovski është marrë nga policia nën akuzën e dhunës dhe kërcënimit me jetë të Kryeministrit të Maqedonisë. Më parë, Nedelkovski njoftoi në faqen e tij në Facebook, se tek dera erdhën policët që u përpoqën për ta arrestuar. Nga MPB ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar. Ky ishte postimi i fundit i tij në rrjetin…
22 Tetor 2018 / 16:19 “A ndjeheni i tradhtuar nga deputetët? Të gjithë ne jemi vëllezër- tha Bogdan Ilievski, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Krsto Mukovski, Ljuben Arnaudov dhe Sashe Vasilevski, deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese e morën mbështetjen e një pjese nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, edhe pse vepruan në kundërshtim me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së. Njëri prej tyre ishte edhe Bogdan Ilievski i cili ishte pjesë e organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët”. Pas votimit dramatik në Kuvend të premten dhe pas përjashtimit të tre deputetëve nga VMRO-ja që janë të akuzuar…
22 Tetor 2018 / 16:09 Në Maqedoni, numri i të prekurve me kancer në gji vazhdon të shënoj rritje nga viti në vit. 218 gra dhe 4 burra vitin e kaluar kanë marrë rezultate me kancer në gji, 15 prej të cilëve të moshës nën 40 vjeçare. Ndërkohë, 279 gra të moshës 55-59 vjet vdesin thuajse çdo vit nga kjo sëmundje. Këto numra u publikuan nga Instituti i Shëndetit Publik duke apeluar gratë që të bëjnë kontrolle të rregullta me qëllim të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje. Të gjitha gratë të moshës prej 50 deri 69 vjet të cilat…
22 Tetor 2018 / 15:58 Kreu i Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare do të vendosin bazat e Komisionit parlamentar për falje dhe pajtim kombëtar. Të mërkurën në koordinimin me kreun e Kuvendit, do të përcaktohet mënyra e funksionimit të këtij trupi, parimet dhe orari. Jo zyrtarisht, kreu i komisionit do të jetë nga radhët e opozitës. LSDM-së nuk do t’i pengonte që në krye të këtij trupi parlamentar të emërohet ish kryeministri, Nikolla Gruevski. [embedded content] Çdo propozim është mirë që të shqyrtohet. Cila do ide që vërtet shkon në drejtim të faljes dhe paqes, unë nuk e shoh…
22 Tetor 2018 / 15:46 Zv/ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer po qëndron në Shkup, disa ditë pas procedimit në Kuvend të nismës për ndryshime kushtetuese që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Ai realizon agjendën e ngjeshur të takimeve me liderët politik dhe shtetëror. Në takimin e mesdites në Ministrinë e Jashtme, komunikohet që Ministri, Nikolla Dimitrov e ka falenderuar Palmerin për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për proceset euro-integruese të vendit, duke u shprehur i bindur se do ta zëmë me sukses vendin e merituar në NATO dhe BE. Dimitrov theksoi se qytetarët…

