22 Tetor 2018 / 15:46
Zv/ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer po qëndron në Shkup, disa ditë pas procedimit në Kuvend të nismës për ndryshime kushtetuese që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Ai realizon agjendën e ngjeshur të takimeve me liderët politik dhe shtetëror. Në takimin e mesdites në Ministrinë e Jashtme, komunikohet që Ministri, Nikolla Dimitrov e ka falenderuar Palmerin për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për proceset euro-integruese të vendit, duke u shprehur i bindur se do ta zëmë me sukses vendin e merituar në NATO dhe BE.
Dimitrov theksoi se qytetarët e RM-së të ardhmen e vendit të tyre e shohin në familjen euroatlantike dhe shprehu bindje se do ta udhëheqim me sukses rrugën drejt vendit të merituar në NATO dhe BE”- thonë nga Ministria e Jashtme.
Palmer takoi krerët e partive shqiptare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i është zotuar Palmerit se partia e integristëve do të mbetet e përkushtuar edhe gjatë javëve në vijim në rrumbullakësimin e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE.Vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perëndimore demokratike”- “- theksojnë nga BDI.
Kreu i Besës në pushtet, Afrim Gashi e siguroi zyrtarin amerikan se me tërë kapacitetin e saj do të jetë në dispozicion të zbatimit të marrëveshjes.
Kryetari Gashi siguroi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit se Lëvizja BESA me tërë kapacitet e saj do të vazhdojë të jetë në dispozicion të implementimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës dhe të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”- thonë nga Besa e Gashit
Ndërsa kreu i Besës opozitare, Bilall Kasami ka thënë se gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese do të propozojë amandamente në mënyrë që Kushtetuta të reflektojë realitetin shoqëror të vendit.
Kryetari Kasami e informoi për angazhimin e Lëvizjes BESA në procesin për ndryshimet kushtetuese me amendamate për qartësimin dhe formulimin e një kushtetute e cila do reflektojë realitetin shoqëror të shtetit”- thonë VIZRT nga Besa e Kasamit.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me Palmerin, tha se PDSH-ja do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës.
Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH-ja do të vazhdojë ta mbështes taksativisht procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe të procesit të reformave për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE!”- pohojnë nga PDSH.
Për në ora 18:00 është paralajmëruar konferencë për media e Palmerit me kryeministrin, Zoran Zaev. Nuk dihet nëse Palmer do ta takojë kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Presidentin, Gjorge Ivanov. Vizita e Palmerit vjen pas letrës së Ndihmës Sekretarit Amerikan, Ves Miçel drejtuar Mickoskit, përmes së cilës kërkohej konstruktivitet në zbatimin e Marrëveshjes për emrin.
Anesa Salihu


