Author: almakos

19 Tetor 2018 / 15:46 Sektori për punë të brendshme I Tetovës, sot në Tetovë ka startuar me realizimin e projektit prevenues edukativ me temë “Shkolla të sigurta për bashkëjetesë dhe tolerancë”, bartës i të cilit është sektori për prevencion në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës dhe Gostivarit. Me projektin në fjalë, që do realizohet dy muaj, në tërësi do të përfshihen rreth 3000 nxënës të viteve të para të shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit. Në debat do bisedohet kryesisht për tolerancën ndëretnike dhe për rëndësinë e saj, jo vetëm në shkolla por edhe kudo qoftë ku e…

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 15:16 Pas letrës drejtuar kreut të opozitës, ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel dërgon në Shkup zëvendësin e tij, Metju Palmer. Zyrtari i lartë amerikan para vizitës së të hënës theksoi se Marrëveshja e Prespës është e vetmja rrugë për në NATO dhe BE dhe se alternativë tjetër nuk ka.  Ata që mashtrojnë opinionin maqedonas duke thënë se mund të sigurojnë të ardhme evropiane për fëmijët e tyre pa kompromiset që kërkon Marrëveshja e Prespës, nuk i bëjnë shërbim vendit të tyre. Është e rëndësishme të theksohet se e ardhmja evropiane kërkon nga…

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 13:52 Seanca e Kuvendit në të cilën pritej të votohen ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në ora 15:00. Seanca në fjalë ndonëse ishte paralajmëruar për në ora 12:00, ajo nuk filloi. Para pak çastesh shërbimet e Kuvendit njoftuan se e njëjta është shtyrë për në ora 15:00. Ndërsa disa nga deputetë  të cilët lëshuan  godinën e Kuvendit për të shfrytëzuar pauzën njëorëshe deklaruan se koordinimet vazhdojnë akoma dhe se presin epilog pozitiv. Kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi tha se do të votojnë ndryshimet dhe se presin që sot të kalojë kjo pikë. Nga Parlamenti i…

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 13:34 Reth 20 protestues bllokojnë rrugën para Kuvendit. Të njëjtit mbajnë fjalime kundër ndryshimit të emrit. Protesta e qetë, rreth e përqark kanë ardhur forca të shtuara policore për të siguruar Kuvendin dhe deputetët. Besian Leka

Lexo më Shumë

Ndonëse kanë kaluar afro një orë e 30 minuta, seanca e sotme e kuvendit ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese akoma nuk ka filluar. Alsat mëson se nga fjalimet e tyre nuk janë tërhequr vetëm dy deputetë dhe atë Vlladanka Aviroviq dhe Nora Ismajllovska. Një orë vonesë dhe seanca akoma nuk po fillon Një orë vonesë dhe seanca akoma nuk po fillon Publiée par Alsat sur Vendredi 19 octobre 2018  

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 13:08 Rasti “Monstra” në Smilkovë është gjuajtur nga dy kalashnikovë dhe një pistoletë. Në rethinën e quajtur liqeni Smilkovës, aty ku më 12 Prill 2012 ndodhi vrasja e pesëfishtë, është gjuajtur nga dy kallashnikovë dhe një pistoletë. Këto janë të dhënat të cilat ekspertët i paraqitën gjatë kohës së procedures gjyqësore, për rastin Monstra. Në seancën e sotme, ekpertiza do të prezantohet nga gjashtë persona të kualifikuar.

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 12:14 Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse energjia e shpenzuar për kufijtë, do të adresohej nga njohjet, atëherë Kosova do të njihej nga pesë shtetet e BE-së që deri tani refuzojnë sovranitetin e Kosovës. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast edhe njëherë shprehu qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve, ide kjo e presidentit Hashim Thaçi. “Ideja me lëvizë kufijtë dhe territoret është shqetësuese, jam kundër kësaj edhe nuk mendoj se është zgjidhja për asnjë gjë që na pret përpara. Si mundemi me marr njohje prej këtyre vendeve nëse atë…

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 11:52 Deputeti I VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski i cili të martën u la të mbrohet në liri me garancinë prej 400 mijë eurove, sot u paraqit në Kuvend,, ku duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese. Vasilevski është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit.

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 11:36 Propozim për ngritjen e akuzës për përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik është dorëzuar përmes një sistemi kompjuterik. Prokuroria publike e Shkupit dhe  Gjykata Themelore Shkupi 1, sot ka dorëzuar aktakuzën kundër një personi për veprën penale “shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”, në bazë të nenit 394 alineja 1 të Kodit Penal. Personi akuzohet se më datë 24.7.2018, nëpërmjet një sistemi kompjuterik, ka përhapur materiale ksenofobike duke promovuar urrejtje kundër një grupi në baza etnike. Gjegjësisht, i dyshuari si një figurë publike-gazetar nga profili i tij publik në një rrjet social…

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 11:08 Nëntë persona janë lënduar më lehtë në gjithsej 14 aksidente trafiku që dje kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë prej aksidenteve janë regjistruar vetëm dëme materiale. Sipas raportit të policisë nga SPB Shkup, 82 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 23 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve dy për shkak drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 pa marrë patentë shoferi dhe një fillestarë. Policia e trafikut ka përjashtuar 12 automjete të cilat nuk kanë qenë të regjistruara. Në mënyrë jo të…

Lexo më Shumë

“Ju jeni dëshmitarë se kolegët gjatë gjithë kohës nuk kanë hequr dorë nga anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe është momenti që atë sot ta dëshmojnë në vepër. Ne ju kemi bërë thirrje kolegëve tanë nga radhët e VMRO-së që të vijnë dhe të votojnë. Presim që kolegët t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të votojnë për të ardhmen e vendit”.

Lexo më Shumë

19 Tetor 2018 / 10:18 Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012. Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar u krye ekspertizë publike në automjetin “opel omega”, që është pjesë e materialit dëshmues për rastin në fjalë. Në ekspertizë morën pjesë gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, prokurorët e PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, si dhe avokatët e mbrojtjes dhe të të dëmtuarve dhe mediat.

Lexo më Shumë