18 Tetor 2018 / 11:51 Në kuadër të nisjes së negociatave për anëtarësimin e vendit në NATO, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska e shoqëruar nga koordinatori nacional i Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, sot janë pritur në selinë e NATO-s në Bruksel nga ndihmës sekretari i NATO-s, Allvargonzalle. Fillojmë! Falënderime deri te ndihmës sekretari i NATO-s, Aleandro Allvargonzalle për pritjen para selisë së Aleancës. Negociatat qasëse në NATO fillojnë sot. Çfarë tjetër të dëshirojmë, përveç se sukses. Qytetarët e Maqedonisë e meritojnë këtë”, u shpreh Shekerinska në rrjetin social Facebook. Maqedonia në Samitin e NATO-s në…
Author: almakos
18 Tetor 2018 / 11:11 Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Parlamentit maqedonas të kapërcejnë politikat e partive dhe të përfitojnë nga mundësia historike për një të ardhme më të mirë për vendin, thotë ndër të tjera një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA. ”Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht implementimin e plotë të marrëveshjes, e cila do të lejojë që Maqedonia të zërë vendin e saj në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë Veriore, duke kontribuar në stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin. Sepse në Parlament vazhdon debati mbi amendamentet kushtetuese dhe…
18 Tetor 2018 / 11:01 Pas dorëheqjes së Nikos Kacias nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë,kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kanë realizuar një bisedë telefonike. Sipas zëdhënësit të qeverisë greke Dimitris Sanakopulos, të dy homologët e përsëritën dhe ranë dakord për të vazhduar punën për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. “Kryeministri kontakton rregullisht me z. Zaevin. Është e qartë se kryeministri i vendit fqinj nuk do të komentojë mbi situatën e brendshme dhe skenën e brendshme në Greqi, përkundr kësaj, ata pajtuan dhe kanë përsëritur atë që të gjithë e dimë…
18 Tetor 2018 / 10:47 Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni nuk i lë shpresa qeverisë së Zoran Zaevit se do ta mbështesë në Parlament për ndryshimet kushtetuese. “Marrëveshja e Prespës ka vdekur”, tha për Deutsche Welle lideri i VMRO-DPMNE-së, duke treguar qartë se forca politike që drejton nuk do ta përkrahë paktin historik të emrit me Greqinë, që do t’i hapte vendit rrugën e integrimit në NATO e BE. Debati në Parlament për ta aprovuar ose jo këtë marrëveshje ka hyrë në ditën e tretë. Zaevi po përpiqet fort që të arrijë shumicën e nevojshme të…
18 Tetor 2018 / 10:28 “Të udhëhequr nga kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme Kocijas kishte muaj intensiv të komunikimit, u bëmë miq të vërtetë dhe për një vit kemi arritur të bëjmë diçka që në 27 vitet e mëparshme ishte konsideruar si e pamundur – kemi afruar dy vendet tona dhe arritëm Marrëveshjen historike të Prespës, ndërtuam urë miqësie dhe dëshmuam se rajoni ynë mund të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe mundë të krijojë ardhmëri. Nikos, nga zemra të dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në sfidat e ardhshme.Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë…
18 Tetor 2018 / 9:46 Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”.Seanca për lëndën “Titanik” duhet të vazhdojë me dëgjimin e “bombave” nga dëshmitë materiale të PSP-së. Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata dyshohen nga PSP për shoqërim…
17 Tetor 2018 / 19:16 Komisioneri evropian për Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, në një intervistë për Euroactiv, ka referuar mbi përgjegjësisë e opozitës maqedonase në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretatve për implementimin e Marrëveshjes “Pasojat e bojkotit të opozitës mund ta çojnë mbrapa vendin në procesin e zhvillimit,” tha Han. Hahn beson se zgjedhjet e reja mund të çojnë në vonesa të rrezikshme procesin e zhvillimit të vendit. Kjo sipas tij nuk do ti shërbej askujt. “Përveç kësaj, durimi i Greqisë ka kufijtë…
17 Tetor 2018 / 18:09 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar vazhdimin e seancës për debatin mbi ndryshime kushtetuese për ditën e premte, ndërsa për nesër është caktuar tjetër seancë. Deputetët e shumicës parlamentare thonë se ka shumë ligje të rëndësishme që duhet të votohen, siç është Ligji për falimentim, të cilat duhet të rishikohen në seancën e nesërme./Alsat-M/ Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të vazhdoj debatin mbi ndryshimet kushtetuese edhe ditën e shtunë.
17 Tetor 2018 / 16:56 Në bashkëpunim me Klinikën e Gjinekologjisë, kompania “Violeta” prezantoi projektin “Krijojmë së bashku”, nëpërmjet cilit kompania ka investuar në Klinikë në vlerë prej 25 mijë euro. Në kuadër të investimeve janë përfshirë sigurimi i shtretërve dhe mjeteve tjera të nevojshme për nënat dhe foshnjat. Projekti është përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ambasada e Bosnje Hercegovinës. Nga Kompania Violeta paralajmëruan se projekte të ngjashme do të realizojnë edhe në Ohër dhe Strugë. [embedded content] Atë që e kemi bërë në maternitet është se kemi rregulluar 24 dhoma për qëndrimin e nënave dhe foshnjave, kemi…
17 Tetor 2018 / 16:42 NATO do të nisë formalisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë më 18 tetor. Ky veprim vjen edhe pse referendumi i 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë – kusht i vënë nga Greqia për të mos e bllokuar rrugën e Shkupit drejt aleancës – nuk e ka kaluar pragun prej 50% për të qenë i vlefshëm. Megjithatë, mbi 90% e atyre që kanë dalë në referendum, kanë votuar për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut. Këtë marrëveshje, Maqedonia dhe Greqia e kanë arritur në qershor, në përpjekje për t’i dhënë fund kontestit 27-vjeçar.…
17 Tetor 2018 / 16:09 Ligji i ri i regjistrimit është i gatshëm tashmë dhe, pas përfundimit të procedurave rreth ndryshimeve kushtetuese , do të hyjë në procedurë qeveritare. Pritet që zgjidhja ligjore të kalojë deri në fund të vitit për të filluar përgatitjet për kryerjen e regjistrimit. Në ligjin e ri, me të cilin në vitin 2020 duhet të realizohet operacioni statistikor më kompleks në vend, ka tri risi kryesore. Në vend të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, regjistrimi do të kryhet nga Enti i Statistikës. Ai do të jetë i kombinuar, që do të thotë se të dhënat do…
17 Tetor 2018 / 15:44 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj letrës së ndihmës sekretarit të SHBA-ve, Ves Miçell. Zyrtari amerikan dje tha se ishte i zhgënjyer me veprimet e VMRO-së dhe udhëheqësisë së saj në lidhje me referendumin mbi marrëveshjen e Prespës, por edhe mbi qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese në Parlament. Në përgjigje Miskoski sot u përgjigj: “Marrëveshja është e dëmshme për interesat e kombit tim dhe atdheut tim dhe si e tillë është e papranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që u dëshmua edhe në referendumin e fundit”. Lideri i…

