16 Tetor 2018 / 16:23 Ndërtesa nëntëkatëshe në “Majçin Dom” në Aerodrom nuk do të ndërtohet. Kryetari i komunës Zllatko Marin është kategorik në qëndrimin e tij. Negociatat që po vazhdojnë me pronarin e parcelës, kryetari i komunës, Marin, pret të përfundojnë me një rezultat pozitiv për banorët e komunës së Aerodromit, të cilët janë kundër ndërtimit të një objekti banimi. Ai thotë se ligjërisht nuk mund të vendosin moratorium për ndërtimin e banesës por mund t’i kthejnë fondet e investuara prej rreth gjashtë milionë eurosh. [embedded content] Rezultat pozitiv është që atje të mos ketë ndërtesë, ky është qëndrimi…
Author: almakos
16 Tetor 2018 / 16:05 Dëshmitari i rrezikuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, sot nuk dëshmoi para gjyqit. Problem ishte teknika e cila nuk siguroi mbulimin e tërësishëm të identitetit të dëshmitarit dhe la mundësi të njihet. Në gjykatë ndodhi një dramë e vërtetë. Avokatët e të akuzuarve u nxorën jashtë sallës së gjyqit dhe u dënuan me nga 1 mijë euro. Lidhur me dilemat që dje në opinion u paraqitën pas fjalimit të kryeministrit Zaev, prokurorja Villma Ruskovska e cila e përfaqëson akuzën për “27 prillin”, tha se në fjalimin e tij nuk ka dalluar paralajmërim për…
16 Tetor 2018 / 15:48 Dita e botërore e ushqimit e gjen vendin tonë me sasi të madhe të ushqimit jo të sigurt për konsumim si dhe, nga ana tjetër, me sasi të madhe të ushqimit të hedhur. Për shkak të ekzistimit të dyshimeve nga Agjencia për ushqim dhe veterinari thonë se kanë shtuar numrin e kontrolleve, atyre të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Qytetarët thonë se primare është që ushqimi të jetë i sigurt dhe i shëndetshëm por se shpeshherë kanë pasur raste kur nuk kanë pasur mundësi të informohen për përmbajtjet e ushqimeve. Të jetë i shëndetshëm, të jetë…
16 Tetor 2018 / 15:37 Të enjten dhe të premten zyrtarisht fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO. Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski tha se Komiteti për integrimin e vendit në NATO ka përpiluar një draft të reformave për të cilat do të diskutojnë me përfaqësuesit e Aleancës. Pendarovki sqaroi detaje të bisedimeve të kësaj jave. Bisedat aderuese të enjten dhe të premten do të zhvillohen në dy sesione. E para do t’i përfshijë çështjet politike dhe të mbrojtjes, për përmbushje të kushteve për anëtarësim. Derisa e dyta përfshin çështje të lidhura me resurset, sigurinë, aspektet juridike si dhe kontributin…
16 Tetor 2018 / 15:32 Debati i sotëm në Kuvend zbardhi qëndrimin edhe të një pjese të deputetëve të opozitës, të vendosur për të mos mbështetur ndryshimet kushtetuese. Me këtë, zyrtarisht akoma nuk ka lëvizje tjetër nga numri e deputetëve të cilët janë shprehur “për” ndryshime, me qëllim të ndryshimit të emrit të shtetit. Një ditë më parë, nga qëndrimi i mëhershëm lëvizi vetëm deputeti i pavarur Ferid Muhiq, me të cilin numri shkon në 72 deputetë që paraprakisht janë shprehur “për”. Për t’u plotësuar numri i nevojshëm për miratim, pushtetit i duhet të bindë të paktën edhe 8 deputetë…
16 Tetor 2018 / 14:59 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pranon se Klinika për fëmijë ballafaqohet me probleme të ndryshme dhe mungesë të kuadrit, duke paralajmëruar se do të bëhen punësime të reja të motrave medicinale. Këto komente ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe i bërë gjatë një vizite në Klinikën e fëmijëve ku zhvilloi takime me udhëheqësinë dhe drejtuesit e reparteve të kësaj klinike. Planifikojmë të bëjmë pranime të reja edhe përkundër numrit të madh të motrave medicionale që veçmë janë të pranuara në këtë Klinikë, poashtu do të investojmë në edukimin dhe trajnimin e tyre. Në fund është edhe…
16 Tetor 2018 / 14:01 Mbi njëzet avokatë të të pandehurve për ngjarjet e 27 prillit u gjobitën me nga 1,000 euro dhe u larguan nga gjykimi. Gjykatësja Dobrila Kacarska ka vendosur për një veprim të tillë për shkak të reagimit të pales mbrojtëse se në ndërtesën e vjetër të gjykatës Penale nuk mjafton hapësira për 50 të pranishëm, pjesmarrës në ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit. Duke patur parasysh se palës mbrojtëse u mohohet e drejta për t’i mbrojtur, të akuzuarit duhet të presin që Gjykata tu caktojë avokatët. Prokurorja e lëndës theksoi se tendenca e avokatëve është diçka…
16 Tetor 2018 / 13:36 Deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski, i cili është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, i është ndërpre masa me arrest shtëpiak pas vendimit të Këshillit Penal për të pranuar garanci në pasuri të patundshme.Pas këtij vendim, Vasilevski do ti mundësohet të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ku po vijon debati mbi ndryshimet kushtetuese. Dy deputetë të tjerë të opozitës, Krsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, mbeten në arrest shtëpiak, por tashmë kanë paraqitur ankesa në lidhje me vendimin e dhënë. Në bankën e të akuzuarve janë edhe deputetët e tjerë opozitar…
16 Tetor 2018 / 13:02 Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se deklarata e tij e një ditë më parë nuk duhet kuptuar si përpjekje për të ndërhyrë në punën e gjyqësorit, por si nevojë për falje dhe pajtim për të çuar para proceset eurointeguese të vendit. “Nuk më ka shkuar ndërmend të ndikoj në punën e institucioneve, kur kam thënë se duhet të pajtohemi mes veti, por për pajtim dhe falje kemi nevojë në mënyrë që të mund të vazhdojnë të jetojnë së bashku “, ka deklaruar kryeministrin Zoran Zaev në vazhdimin e debatit parlamentar për ndryshimet kushtetuese. Deputeti i…
16 Tetor 2018 / 12:42 Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se BDI është për zgjatje dore dhe për pajtim, por jo për falje dhe amnisti të kriminelëve dhe dhunuesve. Osmani këtë deklaratë e tha ekskluzivisht për Televizionin Alsat, i cili duke komentuar fjalimin e djeshme të kryeministrit theksoi se nuk ka biseduar me Zaev për të qartësuar fjalimin e tij, e as për porosinë e deklaratës së djeshme. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme derisa zhvillohej debati në Kuvend për ndryshimet kushtetuese kryeministri Zaev nga foltorja e parlamentit tha se është koha që të shtrij dorën e pajtimit dhe të fal për…
16 Tetor 2018 / 12:23 VMRO-DPMNE nuk e përkrah propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për amnisti për ngjarjet e 27 prillit. Kjo parti hedhë poshtë ofertën e Kryeministrit për amnisti dhe do të kërkon që vendi të shkojë së më shpejt në zgjedhje të reja. /Alsat/
16 Tetor 2018 / 12:05 Në sallën e Kuvendit debati sot duket më i zbehtë nga dje. Deputetet opozitar janë fokusuar në Marrëveshjen e Prespës dhe referendumit ndërsa shumica në nevojën për t’i mbështetur. Mbi 45 deputet janë në liste që presin për të marrë fjalën. Deputetët e shumicës parlamentare të cilët mbështesin ndryshimet kushtetuese në fjalimet e tyre mes tjerash theksuan se pa zgjidhjen e kontestit me Republikën e Greqisë, Maqedonia vetëm mund të ëndërroj anëtarësimin në BE dhe NATO. “Rruga e vetme për Maqedoninë është anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo rrugë edhe përkundër që ka pengesat e…

