16 Tetor 2018 / 13:36
Deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski, i cili është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, i është ndërpre masa me arrest shtëpiak pas vendimit të Këshillit Penal për të pranuar garanci në pasuri të patundshme.Pas këtij vendim, Vasilevski do ti mundësohet të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ku po vijon debati mbi ndryshimet kushtetuese.
Dy deputetë të tjerë të opozitës, Krsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, mbeten në arrest shtëpiak, por tashmë kanë paraqitur ankesa në lidhje me vendimin e dhënë. Në bankën e të akuzuarve janë edhe deputetët e tjerë opozitar Johan Tarçulloski dhe Lupço Dimovski, të cilët kanë dalë nga arresti shtëpiak dhe janë në masa kujdesi. /Alsat-M/


