16 Tetor 2018 / 16:05
Dëshmitari i rrezikuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, sot nuk dëshmoi para gjyqit. Problem ishte teknika e cila nuk siguroi mbulimin e tërësishëm të identitetit të dëshmitarit dhe la mundësi të njihet. Në gjykatë ndodhi një dramë e vërtetë. Avokatët e të akuzuarve u nxorën jashtë sallës së gjyqit dhe u dënuan me nga 1 mijë euro. Lidhur me dilemat që dje në opinion u paraqitën pas fjalimit të kryeministrit Zaev, prokurorja Villma Ruskovska e cila e përfaqëson akuzën për “27 prillin”, tha se në fjalimin e tij nuk ka dalluar paralajmërim për faljen e gjithë të akuzuarve. Ndërsa për herë të parë pasi filloi procesi, deklaratë sot dha edhe deputeti i akuzuar i VMRO-DPMNE-së, Luben Arnaudov. Ai tha se nuk ka menduar rreth mundësisë së votimit të ndryshimeve kushtetuese në këmbim të amnistisë.
Bojan Stojanovski


