Author: almakos

16 Tetor 2018 / 11:49 Për arsye të sigurisë dhe të rrezikut për tu zbuluar identiteti i dëshmitarit të mbrojtur, publiku nuk do të mundë të dëgjojë tregimin e dëshmitarit për ngjarjet e 27 prillit. Gjykatësja Dobrilla Kacarska vendosi që gazetarët të mos jenë prezent gjat seancës dëgjimore, Në seancë kanë qëndruar vetëm vëzhguesit e OSBE-së dhe ata të ambasadës së SHBA-ve. Dëshmitari i mbrojtur sot do të tregojë atë që ai e di në lidhje me ngjarjet e Kuvendit, ndërsa të pranishmit dëshminë e tij do ta ndjekin përmes video-bimit të paqartë dhe zërit të modifikuar. Për 27 prillin…

Lexo më Shumë

16 Tetor 2018 / 11:21 Ekspert i çështjeve kushtetuese, Osman Kadriu, thotë se amnistia për ngjarjet e 27 prillit s’mund dhe s’duhet të ndodhë. Sipas tij, falja e personave që akuzohen për vepra të rënda kundër shtetit do të ishte dëm i madh për sundimin e së drejtës dhe për shtetin juridik. “S’e kuptova prononcimin e shkurtë të z.Zaev rreth ngjarjeve të 27 prillit. Nuk e di se cila është brendia e kësaj deklarate. Por, unë s’mendoj se ai pretendon apo synon ndonjë amnisti për të gjithë ata persona që akuzohen për vepra të rënda kundër shtetit”, deklaroi Osmani për…

Lexo më Shumë

16 Tetor 2018 / 11:10 Pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ekziston asnjë zgjidhje, ka porositur shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas, pas takimit në Këshillin për çështje të jashtme të BE-së në Luksemburg dhe ka shtuar se edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë, “siç theksojnë opozitat e dyja vendeve”. “Kam sqaruar se duhet të kuptohet në Shkup se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë se dy partitë opozitare në…

Lexo më Shumë

16 Tetor 2018 / 10:46 Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Dhuna në Qendër” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe nëntë persona tjerë. Seanca duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit Sasha Bogdanoviq, pasi që në seancën e kaluar përfundoi dëshmia e ish-kryetarit të këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq.Gjykata në seancën e kaluar, me kërkesë të prokurorisë solli vendim për ndarje të procedurës kundër të akuzuarit Mitko Pecov, i cili për shkak të sëmundjes nuk mori pjesë…

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 19:00 Debatit në seancë plenare për qasje në ndryshimet kushtetuese në Kuvend do të vazhdojë sot në orën 11:00. Dje (e hënë) e fundit foli Irena Stefoska, deputete e pavarur nga shumica parlamentare, ajo i kushtoi shumicën e fjalimit së saj deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Stefoska theksoi se deputetët nga VMRO-DPMNE në debatin e sotëm nuk ofruan ndonjë alternativë tjetër në rast se Marrëveshja e Prespës dështon. Ndryshe, debati në fazën e parë në seancën plenare në Kuvend, mund të zgjasë më së shumti 10 ditë. Alsat-M

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 19:00 Debatit në seancë plenare për qasje në ndryshimet kushtetuese në Kuvend ka përfunduar për ditën e sotme, ndërsa seanca do të vazhdojë nesër në orën 11:00. Për ditën e sotme e fundit foli Irena Stefoska, deputete e pavarur nga shumica parlamentare, ajo i kushtoi shumicën e fjalimit së saj deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Stefoska theksoi se deputetët nga VMRO-DPMNE në debatin e sotëm nuk ofruan ndonjë alternativë tjetër në rast se Marrëveshja e Prespës dështon. Ndryshe, debati në fazën e parë në seancën plenare në Kuvend, mund të zgjasë më së shumti 10 ditë. Alsat-M

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 18:20 Qeveria dhe USAID nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për të mbështetur reformën e sektorit energjetik pas miratimit të Ligjit të ri të Energjetikës. Bëhet fjalë për 80 akte nënligjore, të cilat sipas ligjit, do të mundësojnë liberalizimin e plotë të tregut të energjisë elektrike nga viti i ardhshëm. [embedded content] Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e USAID-it, i cili përsëri tregoi se Qeveria e SHBAve dhe USAID janë miq të mirë të popullit maqedonas dhe kanë ndarë fonde nga Buxheti i tyre kryesisht për të na ndihmuar në krijimin e këtij ligji,…

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 18:12 Aktivistë qytetar dhe ambientalistë edhe sot tentuan me mburojë të gjallë ta pengojnë ndërtimin e gazsjellësit në Vodno. Organizatat joqeveritare akuzojnë se vazhdojnë punët ndërtimorë, e me këtë shkatërrohet edhe mjedisi jetësor në zonën e mbrojtur. Dëshmi për këtë janë, siç shprehen, videot dhe fotografitë që i dërguan në redaksinë e Alsat-it. Ndonëse kanë marrëveshje me autoritetet që të ndërpriten punët ndërtimore dhe të arrihet zgjidhje përmes debateve publike, ambientalistët akuzojnë se autoritetet lokale dhe qendrore e shkelin fjalën e premtuar.

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 16:39 Rreth 2550 persona në vend kanë probleme me të pamurit me dëmtim prej rreth 90%. Një ndër këta persona është edhe Suara Davishan, i cili thotë se atij dhe të tjerëve si ai u mungojnë kushtet elementare, një ndër to është edhe lëvizja nëpër rrugë. [embedded content] Për personat me probleme në të pamurit është më e rëndë qasja deri tek stacionet e autobusëve. Vendin ku presim autobus e përdorin çiklistët. Ne nuk shohim nga shkojmë ndërsa ata zihen me ne. Dua që të apeloj deri tek qeveria që të rregullohet kjo çështje”- u shpreh Suara…

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 15:40 Kërkesa e deputetes Frosina Remenskit, drejtuar kryetarit të Kuvendit për masa shtesë sigurie ndaj saj dhe të gjithë deputetëve në prag të votimit të ndryshimeve kushtetuese, ka ngelur në sirtarët e ligjvënësit. I pari i këtij institucioni Talat Xhaferi, kërkesën akoma nuk e ka nisur drejt MPB-së. Arsyet mësohet të jetë fokusi, pika e rendit të ditës, ndryshimet kushtetuese. Edhe pse nuk kanë pranuar kërkesë, nga MPB-ja thonë se janë të gatshëm të marrin masat për t’i mbrojtur deputetët. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë deputetëve që kanë çfarëdo lloj kërcënimi…

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 15:28 Në një situatë të paqëndrueshme politike asnjë kompani nuk do të vendosë të investojë, e nëse shpallen zgjedhje të parakohshme më së shumti do të pësojë biznesi, alarmojnë punëtorët e tekstilit. Kryetari i Shoqatës së industrisë së tekstilit, Angell Dimitrov porositi politikanët që të mendojnë për shtetin dhe të mos lejojnë që kriza politike të shndërrohet në krizë të sigurisë meqë kjo do të ishte shkatërruese për ndërmarrjet nga industria e tekstilit, por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. Të gjithë e presin nëntorin, nëse fillojnë zgjedhje të reja, tërë energjia do të kalojë…

Lexo më Shumë

15 Tetor 2018 / 14:48 Ambasadori i Spanjës, Emilio Lorenco Sera porositi aktorët politik të shfrytëzojnë momentin e papërsëritshëm për përparimin drejt BE-së dhe NATO-s. Sera theksoi se integrimi varet nga përmbushja e “detyrave të shtëpisë” dhe se politika e BE-së ndaj vendit nuk do të ndryshojë edhe pse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE. [embedded content] E ardhmja gjithmonë është e panjohur, por është shumë e qartë se Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhet anëtare e BE-së. “Detyrat e shtëpisë” duhet bërë, por spekulimet se askush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE është një…

Lexo më Shumë