16 Tetor 2018 / 11:10
Pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ekziston asnjë zgjidhje, ka porositur shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas, pas takimit në Këshillin për çështje të jashtme të BE-së në Luksemburg dhe ka shtuar se edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë, “siç theksojnë opozitat e dyja vendeve”.
“Kam sqaruar se duhet të kuptohet në Shkup se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë se dy partitë opozitare në Greqi dhe IRJM, se mund të sigurojnë një marrëveshje më të mirë për secilën palë, pasi kjo nuk është e realizueshme as edhe me një aritmetikë të thjeshtë të shkollës fillore”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

