16 Tetor 2018 / 11:49
Për arsye të sigurisë dhe të rrezikut për tu zbuluar identiteti i dëshmitarit të mbrojtur, publiku nuk do të mundë të dëgjojë tregimin e dëshmitarit për ngjarjet e 27 prillit.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska vendosi që gazetarët të mos jenë prezent gjat seancës dëgjimore, Në seancë kanë qëndruar vetëm vëzhguesit e OSBE-së dhe ata të ambasadës së SHBA-ve.
Dëshmitari i mbrojtur sot do të tregojë atë që ai e di në lidhje me ngjarjet e Kuvendit, ndërsa të pranishmit dëshminë e tij do ta ndjekin përmes video-bimit të paqartë dhe zërit të modifikuar.
Për 27 prillin e përgjakshëm janë akuzuar 33 persona./Alsat-M/


