15 Tetor 2018 / 18:12
Aktivistë qytetar dhe ambientalistë edhe sot tentuan me mburojë të gjallë ta pengojnë ndërtimin e gazsjellësit në Vodno. Organizatat joqeveritare akuzojnë se vazhdojnë punët ndërtimorë, e me këtë shkatërrohet edhe mjedisi jetësor në zonën e mbrojtur. Dëshmi për këtë janë, siç shprehen, videot dhe fotografitë që i dërguan në redaksinë e Alsat-it. Ndonëse kanë marrëveshje me autoritetet që të ndërpriten punët ndërtimore dhe të arrihet zgjidhje përmes debateve publike, ambientalistët akuzojnë se autoritetet lokale dhe qendrore e shkelin fjalën e premtuar.