15 Tetor 2018 / 10:00 Një drejtuesi i motoçikletës e ka humbur jetën, tre persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 14 lëndime më të lehta në gjithsej 29 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 12 prej aksidenteve rrugore janë regjistruar vetëm dëme materiale. Sipas raportit policor të SPB Shkup, 253 shoferë e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 112 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 50 për shkak drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, 52 pa marrë patentë shoferi dhe 10 shoferë fillestarë.…
Author: almakos
14 Tetor 2018 / 16:26 Objekti i ri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë me ndërtim as në afatin e shtyrë së fundmi për vitin 2019. Autoritet thonë se punimet do të shënojnë vonesë edhe për dy vjet të tjera. Drejtuesi i punimeve tha se arsyeja për vonesën është mos lëshimi në kohë i mjeteve nga qeveria e kaluar, dhe procedura gjyqësore me zhvendosjen e barakave që zgjati rreth dy vite. [embedded content] Ka filluar që nga 2010 me projektin ideor, por pas kësaj erdhën problemet që na zhagitën një pjesë të kohës pra problemet me…
14 Tetor 2018 / 16:11 Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fshatrave Sfillare e epërme, Rashçe dhe Radushë të Komunës së Sarajit paguajnë për çdo ditë transportin vajtje-ardhje për në institucionet arsimore edhe pse nga këto të fundit kanë të siguruara bileta mujore. Këto shpenzime shtesë ata I bëjnë për shkak të mungesë së transportit publik në fshatrat e lartpërmendur dhe neglizhencës së institucioneve kompetente për këtë problematikë. Pavarësisht shpenizmeve tjera, nxënësit dhe sudentët ndajnë buxhet prej 40 euro për të paguar transportin privat. [embedded content] Është më mirë me pas autobusë, me kombi është shumë më shtrenjtë,…
14 Tetor 2018 / 16:01 Rezultati i referendumit për emrin nxori në pah se hulumtimet për matjen e opinionit publik ndikohen nga politika dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Komunikologu, Sefer Tahiri thotë se të gjitha agjencitë të cilat të ndikuara nga porositësit politik parashikuan dalje joreale prej mbi 50% në referendum, tashmë kanë humbur kredibilitetin që të bëjnë anketa në të ardhmen. [embedded content] Ky gabim statistikor është jo i pranueshëm, është anti-metodologjik, është kundër të gjitha metodave dhe të gjitha instrumenteve për matjen e opinionit publik. Dhe si i këtillë unë mendoj që është më tepër pasojë e ndikimit politik…
14 Tetor 2018 / 15:31 Kuvendi të hënën do të nisë diskutimin mbi nevojën e ndryshimeve Kushtetuese. Opozita nuk konfirmon nëse do të merr pjesë ose jo, por deputetë të caktuar kanë konfirmuar për Alsat se do të paraqiten në seancë. VMRO-DPMNE-ja nuk shpalos strategjinë e veprimit në seancën plenare, duke paralajmëruar se veprimi i tyre do të varet nga veprimi i shumicës parlamentare. Pritjet tona varen nga veprimet e pushtetit në seancën e nesërme. Ashtu siç dëgjuam, pushteti e ka pranuar se nuk i ka 2/3 e votave, por ta shohim se çfarë do të ndodh nesër. Grupi parlamentar…
14 Tetor 2018 / 14:35 Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini shprehet se marrëveshja e Prespës është mundësi e veçantë e cila ndoshta edhe nuk do të përsëritet. Mesazhi vjen një ditë para fillimit të seancës kyçe parlamentare, pas të cilës do të dihet nëse ka shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese apo do të kemi zgjedhje. Në intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ajo fillimisht sqaroi se e kupton ndjeshmërinë dhe prapavijën historike të kontestit. Kontesti nuk u zgjat aq shumë pa arsye, mirëpo siç e pamë në të kaluarën, sa më shumë kohë kalon, aq më…
14 Tetor 2018 / 14:29 Mbi 450 mijë banorë të Maqedonisë thuajse për çdo ditë ballafaqohen me mungesën e sigurimit të ushqimit ose mund të sigurojnë vetëm një vakt gjatë ditës. Ndërsa një pjesë e madhe vuajnë mungesën e ushqimit, nga ana tjetër rreth 12 mijë tonë ushqime përfundojnë në mbeturina. Të dhënat u publikuan në prag të Ditës ndërkombëtare të ushqimit dhe urisë. Ne duam të rrisim vetëdijen për hedhjen e ushqimit. Qytetarët hedhin rreth 12.000 tonë ushqime të tepërta çdo vit që paraqet një nga rekordet në rajon dhe Evropë. Kjo patjetër të ndryshojë si praktikë për shkak…
14 Tetor 2018 / 10:19 Marrëveshja e Prespës është rast unikat për pajtim dhe mbyllje të kontestit dydekadësh mes Shkupit dhe Athinës dhe ky rast mund të mos përsëritet më, porosit përfaëqsuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini në intervistë për MIA-n. Nesër do të kuptohet nëse ekziston shumicë e nevojshme në Kuvendin e Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Cila është porosia juaj në këtë moment? “E kam pasur privilegjin të marr pjesë në firmosjen e Marrëveshjes mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në qershor pranë Liqenit të Prespës.…
14 Tetor 2018 / 10:07 Qeveria në seancën e 94-të të jashtëzakonshme, që e mbajti mbrëmë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Këtë vendim Qeveria e solli në bazë të lëvizjeve fiskale që krijuan nevojën për përshtatje minimale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, sikurse në anën e të hyrave ashtu edhe të dalave të Buxhetit. Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 janë planifikuar në nivel prej 192,6 miliardë denarë, përderisa harxhimet e përgjithshme janë…
14 Tetor 2018 / 9:59 Sot po mban mot me diell dhe vranësira lokale. Temperatura maksimale do të jetë 27 gradë Celsius, ndërsa temperatura minimale do të jetë 8 gradë celsius. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë moti me diell, lagështi të ulët dhe vranësira lokale.
Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski ka kërkuar nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi që të njoftoj MPB-në për kërcënimet që i adresohen deputetëve dhe familjeve të tyre.
14 Tetor 2018 / 0:16 Gjykata Penale e Shkupit ka hedhur poshtë kërkesën për paraburgim kundër tre personave të cilën e kërkoi PSP-ja në hetimin për larjen e parave dhe keqpërdorimin e privatizimit të “Poshtenska Banka” nga viti 2001 deri në vitin 2010.Në vend të paraburgimit gjykatësi në procedurë paraprake ka vendosur që drejtorit të dyshuar të bankës Kole Smilevski t’i merret pasaporta dhe të detyrohet rregullisht të paraqitet në gjykatë. Dy personat e tjerë për të cilët u kërkua paraburgim, biznesmeni dhe ish kryetari i komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe biznesmeni Tomçe Gllavçev janë obliguar që kohë pas…

