12 Tetor 2018 / 15:38 Hetimet e prokurorisë speciale kundër Zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Pacienti” nuk do të lëkundin koalicionin qeverisës sic përflitetj në opinion. Nga BDI-ja besojnë në pafajësinë e Osmanit dhe u bëjnë thirrje partive tjera politike që të mos përzihen në punët e organeve të drejtësisë ndërsa i quajnë spekulime të ulëta edhe pohimet se pas hetimeve mund të ketë edhe motive politike. Nga LSDM-ja nuk përgjigjen në mënyrë decide nëse rasti “Pacienti” ka lëkundur koalicionin me BDI-në por përshëndetin punën e organeve të drejtësisë duke potencuar se këto institucione duhet…
Author: almakos
12 Tetor 2018 / 15:32 Aktivistët nga iniciativa “E dua Vodnon” edhe sot me mburojë të gjallë e mbrojtën malin. Punimet e ndërtimit dhe prerjet e druve vazhdojnë, megjithëse nuk ekziston asnjë marrëveshje midis Eko-Shoqatave dhe autoriteteve. Ambientalistët e mohojnë plotësisht njoftimin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë, të cilat dje siguruan se aktivitetet e ndërtimit në Vodno për gazsjellësin vazhduan pas marrëveshjes me aktivistët civil. Informacioni i tyre thotë se leja e prerjes së druve të investuesit ka skaduar, dhe kërkesa për një të re është në procedurë, edhe pse sot disa pemë në mal janë shkulur. Aktivistët kanë frikë…
12 Tetor 2018 / 15:15 Tani 10 vite punonjësit e policisë nuk kanë pranuar uniformë të re të punës thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Sipas tyre punonjësit e policisë detyrohen që vet të gjinden në blerjen ose qepjen e uniformave zyrtare. Nga aty thonë që është e çuditshme se si është e mundur të pranohen 1200 polic të ri dhe për të njëjtit nuk është siguruar uniformë. Ne informojmë opinionin dhe Ministrinë e punë të Brendshme se që nga dita e sotme do të shohin shumë e më shumë policë që do të punojmë me uniforma të tilla.…
12 Tetor 2018 / 14:29 Fondi i inovacioneve akoma pa përgjigje se çfarë do të ndodhë me katër kompanitë që kanë aplikuar për grante, e për të cilat u zbulua se në një pjesë të strukturës pronësore, ka bartës të posteve publike. Bëhet fjalë për kompanitë “Dekodiks”, ku në mesin e pronarëve paraqitet Hristina Kerkez, kushërire e këshilltares së kryeministrit, Cvetanka Laskova, “T- Sens Konsallting” ku pjesëmarrëse është Merita Ademi, anëtare e familjes së ministrit të kulturës, Asaf Ademi, “Mikrosam- Prilep” ku si aksionar paraqitet ish ministri Vele Samak si dhe “Kontura” ku pronare është Elena Doneva, anëtare e familjes…
12 Tetor 2018 / 13:09 Me leximin e raportit nga 31 maji të vitit 2017 me data bazë nga SMS mesazhe midis Mile Janakeskit dhe Zoran Stavreskit filloi seanca e sotme gjyqësore për “Trajektoren”, ku janë të pranishëm të gjithët të akuzuarit dhe avokatët e tyre të mbrojtjes. Avokati Elenko Milanov i kontestoi dëshmitë dhe theksoi se ekziston rezultat dhe mendim nga këshilltari teknik Orce Simov, i cili tregon se nuk mund të garantohet origjinalitet të mesazheve. Në këtë kryetari i Këshillit Gjyqësor tha se do të nxirren dëshmitë, ndërsa më vonë do të dëgjohen vërejtjet e mbrojtjes. Paradite në…
12 Tetor 2018 / 12:42 Pas një pauze rreth 3 muajve në Gjykatën Penale vazhdoi seanca gjyqësore për lëndën Titanik 3 të Prokurorisë Speciale Publike. Kjo pauzë është rezultat i përbërjes së re të trupit gjykues si dhe anulimit të seancave për shkak të mungesës së të akuzuarve. Në seancën e sotme dëshmuan Imran Demiri dhe Semiha Tahiri, të cilat ishin kryetare të vendvotimeve në Çair gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Të dyja dëshmitaret kanë dëshmuar se procesi ka kaluar pa probleme të theksuara. Seanca e radhës do mbahet më datën 18 të këtij muaji ku do të dëgjohen…
12 Tetor 2018 / 11:35 Millan Zarubica, serb që kryesonte prodhimin e drogës në një prej laboratoreve më të dhëma të Evropës Juglindore në Reçicë të Tetovë, u dënua me 11 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 12 vite, por meqë e pranoi fajin, dënimi iu zbut me një vit. Zarubica u arrestua gjatë vitit të kaluar në Tetovë, në bashkëpunim edhe me autoritetet Serbe, që e njihnin mirë aktivitetin e e tij dhe që ishte një farmacist i zoti. Përveç Zarubicës, fajin e pranoi edhe një i akuzuar tjetër nga Serbia, dhe tre shtetas të Maqedonisë, që e kanë ndihmua…
12 Tetor 2018 / 10:24 Komisioni Kuvendor për Çështje Kushtetuese sot duhet ta vazhdojë debatin për ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës. Debati filloi pardje, por qëndrimet e pushtetit dhe opozitës nuk u ndryshuan. Disa konsiderojnë se ky shans është i pakthyeshëm, ndërsa disa të tjerë se procesi është jokushtetues. Kryeministri Zoran Zaev sërish ka apeluar të tejkalohen paragjykimet partiake dhe politike dhe të bëhet kujdes me të ardhmen e shtetit. Përkujtoi se seanca e Komisionit për çështje kushtetuese vazhdon sot, ndërsa pas përfundimit të saj është caktuar seancë kuvendore, të hënën. “Pres të gjendet guxim, të tejkalohen paragjykimet partiake…
12 Tetor 2018 / 10:10 Në muajin gusht 349 qytetarë të Republikës së Maqedonisë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa prej tyre një e treta janë azilkërkues të sërishëm prejse njëherë janë refuzuar, tregojnë të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane për Azil (EASO). Ende 919 persona nga Maqedonia janë në hap të përgjigjes nga autoritetet (pending). Në korrik shifra e kërkesës nga Maqedonia ka qenë 351, ndërsa në tetor të vitit 2017 ka qenë 505. Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Taxhikistanit janë regjistrues rekord për numrin e kërkesave të sërishme për azil, që, sipas EASO, tregon…
12 Tetor 2018 / 9:31 Në Maqedoni moti sot parashikohet të jetë me diell dhe vranësira mesatare dhe frymë verilindore. Temperaturat e mëngesit do të lëvizin prej 3 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 16 deri 25 gradë celcius. Gjatë fundjavës moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.
11 Tetor 2018 / 17:49 Ekzistojnë disa momente kur fati të jep dorën dhe ajo duhet të pranohet. Maqedonia është drejtuar pikërisht para një situate të tillë. Ajo ka një shans unik historik, theksoi ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev, transmeton agjencia bullgare “BGNES”. Pas diskutimit në temë “Perspektiva bullgare dhe evropiane. Referendumi në Maqedoni” në organizim të Këshillit Evropian për politikë të Jashtme (ESVP) me mbështetje të Fondacionit Konrad Adenauer, Plevneliev tha se edhe BE-ja edhe NATO-ja kanë bërë gjithçka, ajo është dora e dhënë nga fati dhe nuk do të ketë shans tjetër në 20 vitet e ardhshme. Sipas tij,…
11 Tetor 2018 / 15:41 Zv/kryeministri Bujar Osmani mohon çdo lloj pune të paligjshme në periudhën kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë, për të cilin PSP hapi një hetim nën emrin “Pacienti”. Ekipi i Janevës dyshon se Osmani ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të procedurave. Osmani pohon se ka punuar sipas ligjit dhe interesave të qytetarëve dhe pret që të sqarohen sa më shpejt që është e mundur, siç thotë ai, dilemat rreth përfshirjes së tij në abuzime. Për disa vite janë paraqitur këto spekulime për disa abuzime të dyshimta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe unë isha një nga…

