11 Tetor 2018 / 15:16 Kryeministri Zoran Zaev pretendon se deputetët opozitarë e kanë kuptuar nevojën për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese, megjithatë nuk e reflektojnë si pasojë e kërcënimeve që kanë. Ai inkurajoi deputetët e opozitës që të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Mbrëmë isha në sallë me deputetët por më pas edhe në bife poshtë dhe biseduam me të gjithë. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e kanë të qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi bie, çfarë më pas? Të gjithë janë të ngarkuar nga mendimi, çfarë më pas nëse edhe këtë herë dështojmë? Numri është shumë i…
Author: almakos
11 Tetor 2018 / 14:31 Greqia përpiqet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të miqësisë duke mbështetur perspektivën e anëtarësimit në NATO, me kusht që fqinji i saj verior të përmbushë të gjitha detyrimet e nevojshme, theksoi presidenti i Greqisë, Prokopios Pavlopulos, në një mesazh drejtuar Shkupit nga qytetin verior grek i Kozanit, ku ai u bë qytetar nderi. Pavlopulos theksoi se Shkupi duhet së pari të zgjidhë kontestin e emrit me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare si dhe të finalizojë ndryshimet në Kushtetutë. “Vetëm kur ky proces të ketë përfunduar, atëhere do të flasim për pranimin e Maqedonisë në…
11 Tetor 2018 / 14:04 Një autobus me targa të Maqedonisë është përfshirë në një aksident trafiku në Austri, me ç’rastë kanë mbetur të lënduar dhjetëra udhëtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në afërsi të qytetit Linc. [embedded content] Nga MPJ e Maqedonisë konfirmojnë se në autobusë ka pasur 18 shtetas të Maqedonisë. Gjatë aksidentit dy prej tyre kanë marr lëndime serioze, por se janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa raportohet se udhëtarët e tjerë kanë kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore.
11 Tetor 2018 / 13:28 Sektori për krim të organizuar deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup, parashtroi padi penale kundër shkupjanit S.T.(44) për shkak të dyshimit të ekzistuar për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Siç është cekur në kumtesën e MPB-së, i paraqituri S.T., në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për Kadastër të RM-së, në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunës administrativ, ka sjellë vendim për avancimin e 128 nëpunësve administrativë pa miratimin e procedurës adekuate ligjore.
11 Tetor 2018 / 13:03 Përdoruesit e shërbimeve të NP Uji dhe kanalizime -Shkup dhe NP Higjiena komunale- Shkup që kanë borxh për ujë të konsumuar dhe mbeturina (të paditur dhe të rregullta) do të kenë mundësinë ta paguajnë borxhin pa interes të llogaritur për pagesë të vonuar. Borxhet pa interes mundë të paguhen nga 15 tetori deri më 3 nëntor në 24 këste mujore, në varësi të shumës së borxhit, thonë nga NP Uji dhe Kanalizimet./alsat-m/
11 Tetor 2018 / 12:04 Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë manifestimit qendror me rastin e shënimit të 11 tetorit, u pyet nga gazetarët për hetimet e reja të PSP-së dhe për akuzat ndaj zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe për atë se a do të thirret në përgjegjësi nga Qeveria. Shekerinsa theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se procedurat në vazhdim do të tregjnë nëse dikush duhet të mbajë përgjrgjësi dhe se Qeveria nuk do të ndërhyjë në pun[n e organeve që duhet të jenë të pavarura. Ne kemi treguar se sundimi i ligjit mund të funksionojë vetëm nëse…
11 Tetor 2018 / 11:56 “Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur gjenerata jonë duhet të përcaktoj të ardhëm e shtetit dhe gjeneratave që vijnë. Është koha që fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë tu japim shkas që ta gjejnë veten e tyre në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë. [embedded content]
11 Tetor 2018 / 10:11 Shtatëdhjetë e shtatë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare sot në Republikën e Maqedonisë do të shënohet me disa manifestime të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e Luftëtarëve dhe komunat Prilep e Kumanovë. Më 11 Tetor të vitit 1941 luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.…
11 Tetor 2018 / 9:26 Moti në Maqedoni do të jetë me diell, pasdite në pjesët lindore do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në tetë gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri 26 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 24 gradë Celsius. Nga e premtja, në disa lokacione të vendit do të ketë vranësira të konsiderueshme. Edhe në ditët në…
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar portalet online të paregjistruara, që nga dita e hënë duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të jenë legale. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se rregullimi i tregut të mediave online është pjesë e paketës “Antishpifje” që Qeveria është duke hartuar. “Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së…
Të martën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”. Në këtë mbrëmje yjesh, nuk mungoi edhe prezenca e tri këngëtareve shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa, dhe Bebe Rexha. Secila nga vajzat dukeshin glamuroze, ndërsa morën gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre. Lexo po ashtu: Këngëtarja Rita Ora erdhi me një fustan të zi, të qëndisur me trëndafila të vegjël, ndërsa dukej tërheqëse me një model flokësh të kapura. Kështu dukej Rita Ora në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2018” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver) Së bashku me Constance Wu, ato…
Të martën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”. Kjo mbrëmje nderoi me çmime shumë artistë, ndër ta më të shpërblyerat ngelën këngëtaret Camila Cabello dhe Taylor Swift, me gjithsej nga katër çmime. Në AMA nuk munguan edhe tri këngëtaret e suksesshme shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa, dhe Bebe Rexha, të cilat shkëlqyen me dukjen e tyre në tapetin e kuq. Lexo po ashtu: Rita dhe Bebe prezantuan, teksa Dua mahniti publikun me interpretimin e dy këngëve të saj më të fundit, “Electricity” dhe “One Kiss”. [embedded content] Si një mbrëmje që mbledh yjet, këngëtarët…

