Author: almakos

13 Tetor 2018 / 16:01 Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Arsimit arsim kanë ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të tyre në këtë profesion. Siç thonë ata, të gjithë punonjësit në arsim që nuk janë pjesë e SASHK-ut nuk mund të gëzojnë të drejtat e barabarta të punës sikurse kolegët e tyre, anëtarë të SASHK-ut. Madje, nga Sindikata e Pavarur ankohen se janë të kërcënuara nëse largohen nga SASHK-u dhe bëhen pjesë e ndonjë sindikate tjetër. Një pjese të kolegëve të cilët nuk janë anëtarë të SASHK-ut u janë ulur ditët e pushimit vjetor ndërsa të tjerëve nuk…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 15:35 Në kohë të krizës politike dhe në kohën kur Qeveria ka dështuar të menaxhojë investimet kapitale, pavarësisht normaleve të larta të interesit nga kreditë e arsyetuara për këto investime, organi ekzekutiv sot shqyrton rishikimin e buxhetit. Vendimi i shpejtë i Qeverisë vjen me qëllim që rishikimi të bëhet para se vendi të shkojë në zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare. Burime qeveritare bëjnë të ditur se një pjesë e pa harxhuar e investimeve kapitale do të ri adresohen për projekte të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit. Në mesin e tyre nuk janë…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 15:21 Në kuadër të procesit reformues, ministria e Brendshme po përballet me numrin e madh të punonjësve me diploma false dhe mungesë të kapacitetit profesional. Së fundi, Kontrolli i Brendshëm ka konstatuar se të paktën 40 punonjës të policisë nga sektorë të ndryshëm kanë diploma të rreme dhe mungesë të nivelit të duhur arsimor. Sipas MPB-së, kallëzimet penale janë ndërmarrë, por çështjet kanë ngelur nëpër Prokurori. Megjithatë deri më tani për një numër të vogël prej tyre janë shqiptuar vendime për largim nga puna. Dikasteri i Brendshëm pret që organet e akuzës të veprojnë në kohë.…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 15:12 Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani , ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale siç u shpreh ai fakte, të cilat do ta dëshmonin pafajësinë e tij. Më këto dokumente, Osmani tha se dëshiron të dëshmojë se nuk ka bërë asnjë punë të paligjshme. Ai tha se spekulimet e shumta e kanë detyruar atë që disa herë më radhë të kërkojë nisjen e hetimeve nga Prokuroria  Speciale.  I pyetur nëse do të jap dorëheqje pas hetimit të Speciales për rastin “Pacienti”, Osmani tha se asgjë nuk do ta ndalë në punën e tij dhe se do të…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 14:40 Edhe pse tashmë 5 muaj janë lëshuar në përdorim bankënotat e reja prej 10 dhe 50 denarë, të njëjtat nuk pranohen nga shumë lloje të ndryshme të automateve për pagesë në para të gatshme. Kjo ndodhë për shkak se akoma nuk janë adaptuar softuerët që njohin karakteristikat dhe elementet mbrojtëse të parave në fjalë. Më problematike paraqitet pagesa për parking në qytet, në qendrat më të mëdha tregtare dhe aeroport. Për shkak të kësaj problematike, shoferët anashkalojnë pagesën me para të gatshme dhe shpesh herë paguajnë me SMS porosi. [embedded content] Më mirë është kur…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 14:28 Furra e bukës, kafeteria e fshatit ose marketet zakonisht janë “postat rezervë të Maqedonisë”. Rrallë herë ndodh që letra nga posta t`i drejtohet direk adresës në fshat ku është e dërguar. Për të lehtësuar edhe punën e tyre, postierët të gjitha dokumentet i përmbledhin kështu siç e shihni në ndonjë lokal fshati, i cili, frekuentohet më së tepërmi”. Banorët ankohen se shkaku i mospranimit në kohë të faturave, ndodh që të vonohen edhe pagesat.  Shumë njerëz kanë probleme, vonohen letrat vonohen pagesat dhe përfundojnë më në fund me padi. I lënë nëpër kafe nëpër dyqane”.…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 14:01 Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup Klemens Koja thotë se Kuvendi dhe liderët politik tani duhet të marrin vendime lidhur me perspektivën e mëtejme të vendit. Ai kërkoi nga deputetët që interesat e vendit të jenë mbi të gjitha, pasi siç u shpreh është përgjegjësi e tyre.  Koja në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA tha se suksesi i vendit në arritjen e Marrëveshjes me Greqinë është shembull pozitiv për të gjithë rajonin. Lidhur me mundësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese ose shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, si dhe pazaret eventuale për…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 13:04 Në mbledhjen e sotme Qeveria do të shqyrtojë ribalancin e buxhetit. Siç mëson Alsat nga shqyrtimi i buxhetit synohet që paratë e pa shfrytëzuara të rishikohen dhe ridestinohen për investime kapitale. Mbledhja do të mbahet sot në orën 18:00.

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 11:04 PSP-ja hap një rast të ri me emrin “Banka Postare”, që ka të bëjë me një investigim financiar në kuadër të secilit, tre nga të dyshuarit janë marrë në pyetje në një procedurë të më përparshme në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Innvestigimi përfshin më shumë ngjarje për vepra penale, pastrim parash dhe vepra të tjera nga neni 223, 273 dhe në të janë përfshirë 9 persona, Kole Smilevski, Tome Gllavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Georgi Karatolis, Kirill Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Milev dhe Zllatko Gjorçev. Nga veprat penale të kryera në periudhën 2001-2010 janë përvetësuar pasuri…

Lexo më Shumë

13 Tetor 2018 / 10:11 Propozimi për ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimet kundërshtuese mes deputetëve nga pushteti dhe nga opozita e shënuan javën e punës  që kaloi. Pas debatit dyditësh  të Komisionit kuvendor për çështje kushtetuese,  përkrahja për ndërhyrje ndaj ndryshimeve  të Kushtetutës mbrëmë ishte votuar nga nëntë deputetë të shumicës qeveritare. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e përkrahën propozimin e Qeverisë dhe të gjithë shtatë deputetët e kësaj partie, anëtarë të Komisionit, votuan kundër. Në Komision ishin sjellur përfundime për ndërhyrje  ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria  në afat prej 15 ditësh të përgatisë projekt-amendamente  dhe t’i dorëzojë deri te Parlamenti. Për…

Lexo më Shumë

12 Tetor 2018 / 18:10 Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvend miratoi nevojën për ndryshime kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Me shumicë votash, iniciativa mori dritë jeshile për në seancë plenare. Opozita vazhdon të këmbëngul se nuk do t’i mbështet ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar si e keqja më e madhe që po i ndodh Maqedonisë. Momenti më i rëndë dhe më i tmerrshëm në jetën time dhe historinë e Maqedonisë është që të kërkosh hapjen e Kushtetutës me qëllim që ta ndryshosh emrin e shtetit, që më të mos ekzistosh. Emrin i cili përmendet në dokumentin më…

Lexo më Shumë

12 Tetor 2018 / 15:53 Gjithsej 288 mesazhe SMS u lexuan sot në seancë për autostradat kineze, gjegjësisht për rastin “Trajektorja”. PSP-ja prezantimin e mesazheve si dëshmi e ndau në tre pjesë. Në të tria, rolin kryesor e kishte ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. 103 mesazhet e para që janë pjesë e dëshmive të PSP-së janë mes Janakieskit dhe ministrit të atëhershëm të financave, Zoran Stavreski. Pikërisht Stavrevski në komunikim me Janakieskin reagon në injorimin e kompanisë së dytë kineze të interesuar për ndërtimin e seksioneve Kërçovë – Ohër dhe Miladinovc – Shtip. Nuk ka as shumë e…

Lexo më Shumë