13 Tetor 2018 / 14:01
Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup Klemens Koja thotë se Kuvendi dhe liderët politik tani duhet të marrin vendime lidhur me perspektivën e mëtejme të vendit. Ai kërkoi nga deputetët që interesat e vendit të jenë mbi të gjitha, pasi siç u shpreh është përgjegjësi e tyre. Koja në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA tha se suksesi i vendit në arritjen e Marrëveshjes me Greqinë është shembull pozitiv për të gjithë rajonin. Lidhur me mundësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese ose shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, si dhe pazaret eventuale për amnistimin e Nikolla Gruevskit dhe zyrtarëve të tjerë të VMRO-së, Koja është shprehur I prerë se çështja e përgjegjësisë në fakt është vet sundimit I së drejtës. Ai theksoi se janë ngritur akuza serioze, ndërsa të akuzuarit kanë të drejtë për gjykim korrekt dhe duhet të konsiderohen sit ë pafajshëm derisa nuk dëshmohet fajësia.


